Ka shumë kohë që Kylie është ndarë nga Tyga, por ky i fundit përpiqet ta kujtojë me çdo kusht; edhe nëse e bën përmes të dashurës së re!
Reperi është parë së fundmi teksa po hynte në makinën e tij, ku pasagjere ishte një vajzë, identike me Kylie Jenner!
Tabloidët nisën kërkimet dhe sipas Cosmopolitan, romanca e re e Tyga-s quhet Ana Beatriz Boaretto, por nëse do ta shihni në foto do ta ngatërroni me 22-vjeçaren e famshme.
Për kujtesën tuaj: Kjo është Kylie!
Kurse kjo, Ana!
Mjafton "një xhiro" në Instagram-in e saj për t'u bindur që Tyga po del me sozinë e ish-të dashurës. Sidoqoftë, kalojmë pak tek Ana. Thuhet se ajo dhe Tyga janë takuar përmes disa miqve të përbashkët dhe që prej muajit maj, shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit.
Nuk dihet nëse është zyrtarisht e dashura e re, pasi vetëm një muaj më parë, reperi u pa me Kylie-n të dilte nga një club, por qetësohuni. Asgjë serioze.