Halsey është e fundit që diskutohet për një shtatzëni të mundshme. E gjitha nisi nga dy foto paparacësh ku vihej re ajo dhe i dashuri i saj që preknin barkun gjithë dashuri. Ca gra (Meghan Markle dmth) janë shpallur shtatzënë për më pak se kaq, kështu që rasti i Halsey-t ngjante goxha i vërtetë.
Por jo, këngëtarja nuk është shtatzënë. Ose është, por në bark ka petulla. Ajo vetë u shpjegua në Tëitter duke thënë se kishte ngrënë petulla – ose pancakes për transparencë – dhe ngaqë s’e toleron glutenin, ishte fryrë. Prandaj po preknin të dy barkun.
“Nuk jam shtatzënë. Jam alergjike ndaj glutenit. Jam fanse e madhe e petullave,” tha Halsey. “Vajzë? Djalë? Petulla.”
Still not pregnant. Still just allergic to gluten. Still love pancakes.
— h (@halsey) November 19, 2019
Is it a boy? Is it a girl? It’s pancakes.
— h (@halsey) November 19, 2019
Halsey dhe aktori Evan Peters janë bashkë që prej shtatorit, ku u fotografuan duke u përkëdhelur në një restorant. Ata e bënë lidhjen zyrtare në fund të tetorit.