Para se të niseni për tek parukieria duhet ta keni të qartë në mendje ndryshimin e radhës. Nëse e keni vendosur të ndryshoni ngjyrën e flokëve, bëjeni pasi të shihni trendin e momentit.
Nuancat e kafes (që ngjasojnë me birrën e zezë) janë sugjerimi i parë dhe i vetëm për muajt në vazhdim! Kjo ngjyrë, vjen paksa ndryshe nga brunia tradicionale për shkak të fijeve më të hapura që e bëjnë flokun të duket më i pasur dhe më i shëndetshëm.
Ky miksim ngjyrash është i ngrohtë dhe perfekt për dimrin. Një tjetër arsye pse kjo është ngjyra e preferuar e momentit është shkëlqimi që i jep flokut!
Nëse edhe ju u mahnitët dhe doni më shumë flokë të tilla, hidhini një sytë flokëve më poshtë dhe bëhuni gati për "screenshot".
Burimi: Glamour