Pak momente më parë, Fifi performoi një baladë që tani mund të përshkruhet vetëm si Fifiesque, sepse askush s’i bën si ajo. Quhet “Marova” dhe teksti është shkruar nga ajo, ndërsa muzika nga Kledi Bahiti. Para se të performonte, Arditi e pyeti për kë mbaron.
“Për njërin,” tha ajo me faqet gati në të skuqur. Kur iu kërkua të tregonte inicialin e atij për të cilin mbaron, ajo tha – lexoni me vëmëndje:
“Nuk e them se vetëm një ka mbetur me atë shkronjë tek Instagrami im.”
Këtu hyjnë në lojë syshqiponjat e Instagramit sepse vetëm ju do të ishit të aftë të kërkoni nëpër 900 e ca llogari për të gjetur atë profil të vetëm që i fillon emri me një shkronjë të caktuar.
Ose, mund të shikojmë punën tonë dhe të presim që Fifi ta thotë vetë. Deri atëherë, shijojmë këngën.