Të dyja vajzat e “Përputhen,” që është fiksimi ynë i dytë pas TikTok-ut, janë inteligjente, të bukura, të arrira, elokuente, të lexuara e më the e të thashë. Djemtë... janë prezentë. Sidoqoftë, edhe pse të dyja kanë pafund cilësi të mira, çdo të dielë bëhet më e dukshme që biseda dhe djemtë anojnë nga Ina. Por pse?
Ina dhe Antoneta dallojnë diku. Teksa Ina është pozicionuar si vajza me vetëbesim, me gjuhë të mprehtë dhe jo lehtësisht e arritshme, Antoneta është vajza e ëmbël, gazmore dhe e thjeshtë. Bëmë çmos për ta shmangur etiketimin si “e thjeshtë” – sepse askush s’është – por ishte i nevojshëm për të shpjeguar çfarë i tërheq dhe çfarë jo këta djem azganë.
Djemtë anojnë nga vajzat e vështira ngaqë të tillë janë ndërtuar që në gjenezë. Të paktën kështu thotë Psychology Today dhe ata dinë më shumë se ne.
Burrat kanë natyrë konkurruese. Nëse nuk janë duke krahasuar madhësinë e penisit, janë duke krahasuar rrogën, makinën e kështu gjërash. Për ta, një vajzë e vështirë që nuk kontrollohet, që s’bie dakord me ta, që nuk u bindet rregullave të tyre dhe që refuzon të trajtohet si lodër, është diçka për t’u fituar. Sepse, pasi përul një vajzë të vështirë do të thotë që ka fituar në sytë e burrave të tjerë.
Arsyeja pse burrave u shijon kaq shumë kjo lojë janë neurotransmitorët si dopamina (hormoni i lumturisë), endorfina, serotonina dhe adrenalina. Të luash kundër një kundërshtari inferior, nuk të fal tepri neurotransmitorësh, nuk është qejf apo jo dhe nuk të fal emocion. Prandaj gjëmojnë atë që s’arrijnë dot.
Gjithashtu, burrat kanë dhjetë deri në njëqind herë më shumë testosteron në trup se gratë. Sa më shumë testosteron, aq më e rëndësishme është fitorja, fuqia dhe mbrojtja e territorit përmes forcës, aq më pak të rëndësishme bëhen marrëdhëniet shoqërore apo romantike që kanë në thelb cilësinë.
Thonë që sa më keq t’i trajtosh çunat, aq më shumë të vijnë nga pas. Ngjan çmenduri, por ja që është e vërtetë. Sidoqoftë, një burrë në kaq nuk sundohet nga hormohet dhe e vlerëson një vajzë “të thjeshtë.”