Bota

Skandali mbretëror: Princi mohon të ketë bërë seks me adoleshenten

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2019

Skandali mbretëror: Princi mohon të ketë bërë seks me
Princ Andrew dhe Virginia Roberts, 2001

Të shtunën mbrëma, Princ Andrew mohoi të ketë bërë seks me një vajzë adoleshente në shtëpinë e Gislaine Maxwell sepse natën e ngjarjes, ka qenë në një festë për fëmijë në Pizza Express.

Prince Andrew u shpjegua në një intervistë me Emily Maitlis për Newsnight në BBC, ku u pyet gjerësisht për marrëdhënien shoqërore me financierin e diskredituar, Jeffrey Epstein, i cili ishte ekspozuar si pedofil para se të vdiste.

Në deklaratat e tij shpeshherë kontradiktore, princi insistoi se s’kishte bërë seks me asnjë nga vajzat dhe gratë e trafikuara nga Epstein. Ai konfirmoi se kishte fluturuar me avionin privat të financierit, që quhej Lolita Express, kishte qëndruar në ishullin e tij privat dhe në shtëpitë e tij në Palm Beach dhe New York.

Skandali mbretëror: Princi mohon të ketë bërë seks me
Prince Andrew

“Nëse je burrë, të bësh seks është diçka pozitive,” shpjegoi princi. “Është shumë e vështirë të harrosh diçka pozitive dhe unë s’mbaj mend asgjë.”

Duke folur për Epstein, që u vetëvar në qelinë e tij në gusht teksa priste dënimin për abuzimin e dhjetëra vajzave minorene, princi tha: “A më vjen keq që është sjellë në këtë mënyrë të panjerëzishme? Po.”

Kur u pyet në kishte bërë seks me Virginia Giuffre, dikur Virginia Roberts, kur ajo ishte 17 vjeçe, princi mohoi kategorikisht.

Roberts ka thënë se ajo dhe princi kërcyen bashkë në Tramp Club në Londër, më 10 mars 2001 dhe më pas shkuan në shtëpinë e Maxwell, ku sipas saj, kryen marrëdhënie seksuale.

Dëshmia e princit para publikut kishte shumë mospërputhje dhe thjesht shtoi dyshimet.

Princ Andrew ka qenë i martuar me Dukeshën Sarah Ferguson dhe është baba i Princeshës Beatrice dhe Eugenie.

Skandali mbretëror: Princi mohon të ketë bërë seks me
Jeffrey Epstein

Jeffrey Epstein është akuzuar dhe dënuar për trafikim minorenësh, prostitucion minorenësh, abuzim seksual etj. Ai u vetëvar në gusht të këtij viti pasi u arrestua për trafikim seksual.

Përshtatur nga The Guardian

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI