Shqipëria

Flet Afrim Berisha: ‘Alvini s’mi tregon plagët’

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2019

Flet Afrim Berisha: ‘Alvini s’mi tregon plagët’

Eni Vasili dhe stafi i “Open” udhëtuan drejt Italisë për të intervistuar nga afër familjen e Alvin Berishës, që pak ditë më parë mikpriti në shtëpi djalin 11-vjeçar, pas një beteje të gjatë për ta nxjerrë nga Siria.

Afrim Berisha shprehu mirënjohje për gjithë ata që ndihmuan në shpëtimin e djalit. Gjëja e parë që ka ndërmend të bëjë janë vizitat. Gjatë qëndrimit në kamp, djali ka pësuar dëmtime në këmbë dhe kofshë.

“Po pres të bëj vizitat. Kam folur me spitalin, me doktorin. Duhen letrat që të shohim këmbët dhe gjithë të tjerat,” tha Afrimi.

“Ka dhe plagë nën dhe mes kofshëve,” shtoi babai i tij, gjyshi i ALvinit. “Dhe nuk t’i tregon mezi ia ka parë Afrimi. S’e dimë pse i fsheh”

Afrimi mendon se djalit i vjen turp nga plagët e marra dhe se prej tyre, babai do ta braktisë sërish.

“Sa i hipëm në makinë dhe dolëm në autostradë e pyeta në donte të hante diçka. Më tha po. E pyeta a do të shkojë në banjë, më tha po. S’më la të hyja brenda. Aty dyshova që ka diçka që fsheh që të mos e shoh unë. Gjatë rrugës i thashë që i kam blerë rroba dhe u ngjitëm t’i ndërronim. Kur e kam parë... Dhe ai ngeli, nuk e di se cfarë ka menduar. Ndoshta, ‘më pa babi që jam plagosur, do më lërë këtu.’ Bëri çmos të mos ia shihja. Kush e di ç’ka menduar.

“Plagët i ka të mbyllura, por ka vuajtur shumë,” përfundon Afrimi.

MOS I HUMBISNI