Metropolitan

E vutë re dhe ju kunjën e Rita Orës ndaj Dua Lipës?

E vutë re dhe ju kunjën e Rita Orës ndaj Dua Lipës?

Më 4 nëntor 2012, Rita Ora publikoi “Shina Ya Light,” videon muzikore të të cilës e xhiroi në Prishtinë. “Jam lindur në një qytet të vogël të quajtur Prishtinë,” shpjegoi zgjedhjen asokohe Rita. “Jam krenare që po e bëj më të njohur në botë. Jemi njerëz patriotikë dhe e përmendim gjithmonë nga jemi.”

Në përvjetorin e këngës, ajo postoi një dedikim në Instagram, me një thumbim të fshehur këndshëm. “Sot është përvjetori i këngës sime, ‘Shine Ya Light!’ Kaq shumë kujtime të bukura nga xhirimet në Kosovë  si e para që ia tha me krenari botës nga është! Kaq shumë njerëz bënë të mundur këtë video, kaq shumë njerëz erdhën të më takonin mua! Është një nga këngët e mira të para dhe s’do ta harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve,” shkruan ajo në Instagram.

Le të kthehemi pas ca fjali. “E para që ia tha me krenari botës nga është,” thotë Rita, pikërisht tani kur yjet botërorë me origjinë shqiptare nuk i numëron dot më me gishtat e njërës dorë. Kemi Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max, Ilira, Action Bronson, Gashi, Era Istrefi, Ermal Meta... Rita thekson se ishte e para sikur të ishte arritje, kur në fakt është thjesht fat. Se ç’është e drejta, asnjë nga yjet e tjerë të listuar s’e ka fshehur faktin që janë nga Shqipëria, Kosova apo që kanë origjinën prej këtej. Thjesht u bënë të famshëm pak më vonë.

Pse e ka me Duan dhe jo me të tjerët? Epo, sepse atë sheh si të barabartë me veten. Janë rritur në Angli, me prindër që emigruan atje, të dyja i bëri të famshme një këngë e vetme, të dyja rikthehen në atdhe me koncerte dhe tani po shijojnë suksesin ndërkombëtar. Ama, Dua është më e vlerësuar botërisht, si fituese e dy çmimeve Grammy, ndërsa Rita e asnjë. Për më tepër që nuk flasin për një miriadë arsyesh, por kjo është histori më vete.

Ndoshta shpreson që ky lloj patriotizmi do ta bëjë më të pëlqyeshme në sytë e publikut, por s’jemi të sigurt në po funksionon.

REELS

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Did you notice Rita Ora's stake on Dua Lipa as well?

E vutë re dhe ju kunjën e Rita Orës ndaj Dua Lipës?

On November 4, 2012, Rita Ora released "Shina Ya Light," a music video she shot in Pristina. "I was born in a small town called Pristina," Rita explained at the time. "I'm proud to be making it known in the world. We are patriotic people and we always mention where we are from. ”

On the song's anniversary, she posted a dedication to Instagram, with a nice hidden bite. "Today is the anniversary of my song, 'Shine Ya Light!' So many fond memories of filming in Kosovo as the first to proudly tell the world where it is from! So many people made this video possible, so many people came to see me! It's one of the first good songs and I'll never forget it. Thank you all, ”she writes on Instagram.

Let's go back to a few sentences. "The first thing he proudly told the world is where he is from," says Rita, right now, when the world stars of Albanian descent can no longer count on one hand. We love Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ilira, Action Bronson, Gashi, Era Istrefi, Ermal Meta ... Rita points out that it was the first thing to be an achievement, when in fact it is just luck. What's right, none of the other stars on the list have concealed the fact that they are from Albania, Kosovo or originate from there. They just became famous a little later.

Why is it with Duan and not with others? Well, because he sees himself as equal to himself. They grew up in England, with parents immigrating there, both making a single song famous, both returning to concerts and now enjoying international success. However, Dua is the highest-grossing two-time Grammy Award winner, while Rita's none. You might hope that this kind of patriotism will make it more popular with the public, but we're not sure it's working.