Historia Ime

Histori Pranormale

3 Dhjetor 2014

Histori Pranormale

Letra 1
Pershendetje miq jam nje djal 24 vjec, kam lexuar dhe degjuar shume te flasin per ndjesit paranormale apo per dicka qe u kalon para syve, kurre nuk do besoja se do me ndodhte mua, i quaja dicka te pamundur.Nejse, une punoj me sigurimin fizik "badigard" dhe gjithe naten jemi me makina qe te shoqerojme ata qe punojme.Kur rri naten pa gjume normale qe gjumi te keput dhe nuk i reziston dot, rreth ores 03 te mengjesit apo me pas (nuk me kujtohet mire) me ka zene gjumi ne makine, dhe sa hap syte shoh dike ulur ne makine (ne krahun e shoferit), nuk me kujtohet fare pamja se u tremba shume po e pash ulur qe po me shifte, e quajta si ndoshta enderr apo nga gjumi po e kam dhe tani para syve qe nuk isha ne enderr se e pash.Me vone pas dy-tre javesh perseri shoh jashte makines diku 20-30 metra larg nje burre rreth 1.70 apo 1.80 te gjate qe po shikonte, i erret dhe pa fytyre, (nuk u tremba fare) mbylla dhe hapa syte shoh prap po tek ai vend qe po ikte (i perkulur ne trup) per 5-10 metra dhe u zhduk.Mbrem ose me sakte sot nga mengjesi me kap syri dike qe levizi jashte makines se ortaku po flinte, pash po nuk kishte asgje.Theksoj qe frike nuk kam fare dhe e theksoj qe keto i kam pare po jam kurioz te di se c'fare eshte?Ju lutem mos ofendoni se nuk jam as i cmendur as nuk besoj po ja qe po i shoh, kush di rreth ketyre te me thote.Jo anonim, nuk ka problem. Qofshit mire miq, ju pershendes

Letra 2
Pershendetje,do ju them nje une por nuk e di sa e vertet eshte,por shokut tim qe i ka ndodhur betohet tek prinderit ,ai tashme eshte 37 vjec. Para disa vitesh teksa po ktheheshin me makine ne shpi ,nje goc e re iu ben autostop ne rruge,per ta kthyer ne shpi.Keta ndaluan ,e moren,dukej normale gjate gjithe rruges,por nuk fliste shume.Pasi ajo i tregon rrugen per ne tek shtepia e saj ata largohen.Te nesermen,ky shoku im i cili kishte dhe makinen,teksa merr makinen ne mengjes se bashku me nje shok ,sheh prapa dhe vajza kishte harruar xhupin e saj.Niset per tek shtepia e saj,me te pyetur e gjen deren,dhe troket...Del nje grua...ai e pyet nese banon ketu vajza ne fjale duke i thene emrin te cilin ato ja kishin mesuar dje ne makine ,ajo e fton brenda kete shokun tim. Ky i thote: Zonje ,vajza ne fjale e takuam dje rruges dhe e percollem per ketu,por harroi kete xhupin...aty filluan te uleriturat dhe te qarat e saj ,e cila tha: "Ah more djale,ta dish ti qe ajo ka 10 vjet qe ka vdekur" . Aty ketij shokut tim i ra te fiket dhe u zgjua ne spital . FLM

Letra 3
Anabel une i shoh fantazmat! Kam kete aftesi vetem se une nuk i quaj fantazma sepse une nuk besoj te vdekja. Nese vdes do te thote se pushon se ekzistuari. Ato krijesa qe une shoh nuk jane te tejdukshme apo si i shihni ne filma, jo. Ato duken po aq te vertete sa ne! Nese ka ndonje qe nuk beson mund ti kerkoj nje nga miqve te mi tju bej nje vizite sonte. Bej shaka se nuk jam e keqe por ju betohem qe ekzistojne. Vetem hapni mendjen dhe do i shihniiii!

Letra 4
Mirmbrema  Prej disa vitesh jetoj jashte shqiperise. Duke qene se punen dhe kopeshtin e djalit e kam ne qender te qytetit vendosa qe nga periferia te zhvendosem ne nje apartament ne qender. Ketu nisin problemet ! Duke qene se ne qender nuk lejohen ndertimet e reja rrjedhimisht te gjithe apartamentet jane te mbi 200 vjecare.  Ne fillim kishte gjera te vogla te tipit zhurma ose zhvendosje te sendeve. Por nuk ju jepja rendesi. Me pas vija re qe ne behej shume ftohte, ngrije nga i ftohti. Kur kthehesha ne shpi gjeja kuzhinen rremuje te tipit karriget ne toke, pjata te thyera. Por nuk e mora asnjehere me frike gjer sa im bir me therret nje nate duke me thene qe eshte dikush ne dhomen e tij. Sigurisht qe nisa te shqetesohem dhe nese me para nuk jua vija mendjen apo nuk ju jepja rendesi pas ca kohesh nisa te fiksohem dhe nuk doja te rrija ne shtepi. Vendosa te ftoj nje medium dhe ajo zonja sapo hyri ne bllokun ku banojme sikur u ngri dhe eci perpara meje edhe perse nuk kishte qene kurre me perpara tek une ( duke qene se ajo jetonte 75km larg nga une) ajo e gjeti vete apartamentin . Dinte cdo gje paranormale qe kishte ndodhur me tregoi qe dikur ketu kishin qene zyrat e komunes dhe ky "tipi" qe nuk na linte rehat i shprehej asaj zonjes se nuk donte qe disa te huaj te jetonin ketu. Qe mos te tejzgjatem ajo e ftoi te largohet beri ato ritualet e veta dhe u bene 4 muaj qe nuk kam vene re me asgje te pazakonte. Dua te them qe kam qene shume skeptike dhe deri para disa kohesh nuk do ta kisha besuar qe ka njerez qe kane vdekur dhe kane mbetur mes dy boteve te cilet shqetesojne te gjallet... Flm nese e ndani me lexuesit

Letra 5
Persh te gjithve per mua eshte hera e pare qe shkruaj ketu. Para 3 vjetesh u bera nene e nje vajze dhe ishte nje femi qe qendronte zgjuar gjith naten dhe vetem qante. Pagjumsia dhe stresi me benin te vuaja n heshtje , nje nate tek qau vajza e mora per ti dhen gjoks por kur e mora ne krah mu be nje fytyr tjeter si t filmave horror. U pataksa jo u tremba i thash vetes mer frym thell se sesht e vertet. Se harroj dhe sot ate sken theksoj se ne ate kohe vuaja shume nga pagjumsia. Flm anonim t lutem

Letra 6
pershendetje. jam nje vajz 18 vjec dhe jetoj n nje qytet te qete. mami im punon prej 13 vitesh n spitalin e qytetit,qe me pare ka qene sanatorium. duke qene se punon me turne,para disa muajsh erdhi n shpi shume e trembur nga turni i trete. ishte zverdhur komplet sa dukej sikur nuk kish pik gjaku ne fytyre edhe pse termomretri shenontee 34°. u ul dhe pas insistimeve te mia me thote se kishte par tmerr me sy....duke bere terapine e mengjesit,nga dhoma perballe u degjuan te bertiturat e nje gruaje. mami vrapoi aty dhe krevati i tere dridhej,dhe pas pak sekondash dicka e zeze q 'sikur kish mbuluar' gruan,u largua duke e lene ate te shkreten me veshriesi n frymemarrje. mami nuk ja tha askujt vec meje kete,deri kur para 3 javesh kishte ndodhur ne te njejten dhome dicka ee ngjashme,shoqes se mamit...dhe tani qe e shkruaj u rrenqetha...kush e di cka qene...e sigurt eshte qe vetem nuk jemi..... 

Letra 7
Mrb Anabel! Un punoj ne morg dhe t them t drejten nk besoja tek kto fantazmat dhe shpirterat po 1 dit kishte ndodh nje aksident me pasoj 2 t vdekur rreth ore 2;30 t nates. Shkoj hap deren e morgut per te futur trupat brenda dhe te dera shifja 1 goc rreth 7-8 vjece qe rrinte tek dera dhe sa i afrohem u zhduk.Thash me kishin ber syt dhe mbarova pun u nisa n shtepi dhe sa futem n lagjen time i njejti imazh me shfaqet perseri por duke qar dhe e nga koka i dilte gjak u afrova por prap u zhduk. T nesermen ne mengjes nga aksidenti qe kishte ndodhur kishte vdekur babi dhe vajza e tij 8 vjece.Me hyri nje e dridhur n trup dhe ja thash kolegeve te mi po ata e morren me t qeshur nk ma vun veshin.Mbas 1 muaj m del n enderr persesi kjo vajza e vogel ku kerkonte ndihme.Ate mengjes nk shkoj as n pun isha komplet i coroditur pasi m dukej sikur po cmendesha.E lash ate punen mbas disa kohesh sepse ikja me frik n shpi.flija me drit hapur, nk rrija dot pa njerez dhe tn pasi lash punen kam koh qe nuk shikoj me nga keto gjera.

Letra 8
Mirmbrema Anabel..Un vdes per kto historite e frikshme dhe kam degjuar,dhe ndoshta edhe perjetuar disa here gjera te tilla..Gjithsesi sonte po vendos te tregoj historine qe i ka ndodhur tezes sime..Ajo ka qen vajze e vogel,dhe shpesh here flinte tek nje komshije plake e cila ishte e vjeter,edhe jetonte vetem..Dhe merrte tezen time qe mos te flinte vetem,pasi jetonin dhe ne nje fshat te kuksit edhe s eshte se kishte shum shtepia apo pallate,vetem peme  e pak shtepia.Nje nga ato nete tezja ime degjon dike te marre fryme neper dhome,hap syte dhe shikon kete plaken ne fund te krevatit qe ishte ulur edhe i dilte avull i ftohte nga goja,duke patur parasysh te ftohtin qe ben atje..Por kjo nuk eshte pjesa e frikshme,por kete plaken pervecse e shikonte ne fund te krevatit e shikonte edhe te shtrire ne krevat..Kjo i therriste o nen ,o nen (plakes ne fund te krevatit),,ndersa kjo tjetra tek shtrati i thoshte "fli nena fli se jam ktu mos ki frik" (sikur ta dinte qe kjo gje ndodhte gjithmone)...dua te theksoj qe te dyja plakat ishin i njejti person vetem se njera ishte ne shtrat dhe i thoshte fli,ndersa tjetra vetem rrinte zgjuar e ulur..Dhe sa here levizte drita henes aq here levizte ajo plaka...hypte siper komedines,siper ne parvazin e dritares gjate gjith nates..Kjo plaka netet e tjera zakonisht naten dilte edhe uleriste si ujk,gjasme per te trembur ujqit dhe gjerat e keqija qe silleshin rrotull ...Nejse tezja ime betohet per kte gje edhe sot qe eshte bere vet gjyshe..Eshte e sigurte qe ka ndodhur,dhe ate nate ska vene gjume ne sy... Shpresoj te publikoni sa me shpesh nga kto historite se i kemi qejf,Dhe pse sna ze gjumi per sonte

Letra 9
Prsh Anabel  Nk kam pas ndermend te shkruaj ndonjehere ketu, thjesht gjithmone km bere "spektatorin" po meqe hape kete teme po e trg dhe un "tmerrin" qe km perjetur nje nate. Isha 18 vjec dhe kisha shkuar ne fshat tek gjysherit.Si gjithmone dilja ne darke ne qender te fshatit si gjithe njerezit aty se kisha dhe shok.. Ate nate qendrova pak me vone se heret e tjera, e kur po kthehesha x ne shtepi isha vetem. Cel me ishte fikur dhe gjate rruges u fiken dhe dritat... Aty sinqerisht po filloja te kisha pak frike se rruga ishte shm e erret dhe me peme anes. Pa shkuar ke shtepia e gjysherve eshte nje pus shekullor prej guri dhe afer atij pusit jane disa varreza te vjetra... Gjithmone km pas frike te kaloj aty, nk e di pse... Po kete nate me ndodhi e pabesueshmja, duke ju afruar pusit mbeshtetur tek pusi qendronte nj grua e veshur me te zeza mbante koken ulur dhe luante me floket e saj qe i kishin mbuluar fytyren. Un ndalova dhe mendova se mos ishte komshija, po prap u kthjellova dhe mendova c donte ajo aty ne ate ore te vone.. Kur kjo femra ngre koken dhe kur shoh syte saj te kuq, ngrij i gjithi, me priten gjunjet zeri nk me del, nk mund te levizja nje muskul. Kur pas disa sekondash kjo me jep nje buzeqeshje e hidhet brenda ne pus.. Aty shtanga e u friksova me shume, nk e di se si u "clirova" e km vrapuar me nje fryme x ne shtepi. Nk km fjetur gjithe naten dhe diten tjt km ikur nga aty.. Mendoja gjat gjithe nates se c ishte ajo qe me doli, e sot e kesaj dite nk e di se cfare ishte. Nk besuar asnjehere tek keto gjera po me kete qe me ndodhi km filluar te dyshoj. Dhe sa here shkoj nga gjysherit nk kaloj asnjehere aty, ndryshoj rruge.. Nk ja km trg askujt kete, mendoj se do me thone qe jm i cmendur ose un mendoj gjera te paqena... Anonim ju lutem dhe flm qe na dhate mundesine te shprehim keto...

Letra 10
Pershendetje... ndoshta do duket e cudicme dhe ne fakt eshte e vertet ju betohem... ne shtepi kam 2 banjo dhe un gjithmon preferoj ate qe esht pa dritare ( me vet-ajrosje ) por ka shum koh qe un aty ndihem gjith kohes e vezhguar.. sikur cdo veprim i imi shikohet nga dikush por me kryesorja esht qe ne phesen e dushit kur behet me avull dhe un shkruaj nje emer nqs e kam shoqe apo shok un me ate person zihem dhe nuk bashkohem me... ndodh qe edhe kam bere prova duke shkruajtur emrin e shoqes sime por diten e neserme bera sherr me te dhe nuk flas me.... e kpt qe duket genjeshter por esht e vertet.... atje gjith kohes ndihem e vezhguar ( pavaresisht se nga feja thon qe banjot jan shtepia e shejtanit )... anonim tlutem

Letra 11
Mirembrema te dashur miq. Eshte hera pare qe ju shkruaj dhe me shtyhu deshira te dergoj kete ngjarje qe ka ngel ne kujtesen time. Para 8vjetesh humba nga kjo bote bashkeshortin Tim qe pak muaj kishim nga martesa jone . Ne ate kohe isha shtatzene dhe prisja nje vajze, pas 4muaj nga vdekja burrit erdhi ne jete femija im ehee ishte kohe shum e veshtire. Fillova ditet me te qarat dhe te qeshurat qe me falte ime bije nje nate rreth ores 3 te nates me therret nje ze ne gjum qe me bertiste te zgjohesha te vajza. Me bertiste shum dhe une e dija qe isha ne gjume, jam zgjuar e trembur dhe vajzen ate kohe e kisha 5muajshe dhe flija me te, kam pare vajzen nese po merrte fryme kur e kam prekur po digjej nga temperatura jam zgjuar ne sekonda duke dhene vajzes ndihmen e pare dhe per 10min u normalizua vajza. (Me ka ngel fiksim gjith jetes ky moment) rrespekte .

Letra 12
Une do tregoj nje hostori qe me ka ndodhur Mua,,ne moshen 13 vjec une humba babin nga nje semundje e pasherushem,,,pas Shum viteve isha rethe moshes 19 vjece,,njoha nje vajze ne universitet,,ajo sapo kishte ardhur nga greqia,,,nje dit me Thot une flas me shpirtrat,,,Dhe Kjo me ndodhe me persona shum te rralle,,,tek ty me eshte hapur porta e verdhe,,,Dhe babai jot do te bisedoj me ty ti them te zbres poshte,,,une para ca kohesh kisha par enderr Babin Dhe u tremba,,,shoqja Ime ma pershkroi Babin origjinal siq ne e kishim veshur diten e varrimit,,,ngela e shokuar,,,,me drejtohet Dhe me Thot babai jot Po me thote qe te te them ti Ske Pse trembesh nga une Kur me shikon ne enderr,,,une te duA Dhe do jem pran teje gjithmon,,,fillova te dridhem,,,me Thot qe mos u tremb Po afrohet te tperkedhel fytyren fillova Duke qare ne ato momente,,,papritmase ndjeva ftotesi ne faqe Dhe dyret filluan te perplasen sa sme ra te filet,,,me Thot shoqja sduhet te qaje ai iku I trishtuar,,,are nat mu shfaqe ne enderr,,Dhe me tha sdo te tremb me Dhe qe ateher skam arritur ta shikoj Babin me ne enderr,,,?ju lutem publikoje

Letra 13
Meqe po tregoni vetem per fantazmat thashe te tregoj nje me te vecante. Madje raste te tilla kemi patur 2 here ne fis. Gjyshja ime lindi femijen e trete djale dhe si kane qene kohet ath qe gezoheshin njerezit, e duke qene se dy femijet e pare ishin vajza djalin e mbanin shume mire. motrat i kishte te medha dhe e mbajne mend historine e megjithate edhe gjyshja na e ka treguar. Djalin e kishte lindur vete pa njeri afer, sic kane qene neper fshatra atehere. Djali qe kur kishte lindur kishte dicka te cuditshme. Ishte shume me i madh se femijet e tjere. Madje kishte floke te zinj e te dendur. E c'ishte me e cuditshmja kishte edhe dhembe. Dukej si nje femije 2-3 vjec edhe pse ishte i porsalindur. Gjyshja ishte habitur kur e kishte pare megjithate kishte vendosur qe tia fshihte te tjereve. E mbulonte djalin qe te gjithe koke e kembe qe mos ta shihnin te tjeret e te thonin c'eshte ky femije. mundohej ta mbante sa me larg me pretekstin se mos e marrin mesysh djalin. ne shtepi kujdesej vetem ajo dhe nuk linte njeri qe ti afrohej. ai rritej shume shpejt. madje arrinte te zgjidhej edhe nga djepi. zgjidhej nga djepi dhe griste edhe rrobat. kishte shume fuqi. nje nate gjyshja cohet nga gjumi dhe sheh qe djali nuk ishte ne djep. trembet e fillon te shohe neper shtepi se ku mund te kishte shkuar. ishte 3-4 javsh dhe kishte nisur te ecte. duke kerkuar shkon prape te djepi dhe e gjen atje te shtrire e te mbuluar uje ne djerse. Krahet i mbante te hapur. Gjyshja e vesh shpejt e shpejt me rroba te tjera dhe e vendos ne djep. Cdo nate ai largohej nga djepi dhe mundohej te hapte dritaren. Gjyshja e kishte vene re dhe ia linte dritaren te hapur. Kur shkoi 3-4 muajsh vinte duke fluturuar me krahe. pastaj krahet i mbidhte poshte sqetullave. Gjyshja mundohej qe ta fshihte nga njerezit e tjere te shtepise. Nje nate kur cuni ishte 6 muajsh zgjohet gjyshi dhe i thote gjyshes "ku eshte cuni"? gjyshja ia kthen "e kam une po i jap qumesht". gjyshi si kishte dhene shume rendesi e kishte rene te flinte. nderkohe djali kishte ardhur por kesaj here kishte ardhur me nje plage ne koke dhe kishte vdekur ne duart e gjyshes me krahet e hapur. kur kishte zbardhur mengjesi e kishin marre vesh keta te fshatit dhe nje grua e vjeter i kishte thene "djalin e keni patur dragua (engjell). Vetem nena e tij mund ta dije sekretin qe ai largohet naten. Sikur djali te kishte shkuar keshtu pa e pare njeri deri 18 vjec ath sdo ishte me problem." Prandaj kishte vdekur sepse sekreti i tij ishte zbuluar. une vete se kam besuar kurre kete histori, pavarsisht se e tregonin 2 gjysherit dhe 2 tezet e mia. derisa gjyshja nga babi na tha nje histori te ngjashme. Kishte patur vellain binjak qe kishte lindur ashtu, por kishte vdekur ne spital sepse e kishte zbuluar infermierja sekretin e tij. tani une e besoj. besoj vertete se mund te lindin njerez engjej.

Letra 14
Kete mbremje te tjera mendime kisha ne mendje dhe te tjera po me vijne, pas leximit te ketyre postimeve. Po ju tregoj dhe historine time...Pikesepari jam nje njeri shume i ndjeshem. Kam vene re qe i ndjeje gjerat para se te me ndodhin.Gjithmone behet fjale per njerez te aferm. Cdo gje e keqe qe mund te me kete ndodhur mua personalisht ose te afermeve te mi e kam paraperjetuar para se te me ndodhe. Me e keqja eshte se i perjetoj dy here te njejten dhimbje. Nejse po vazhdoj me historine. Isha ne shtepine time. Nje mbremje po rrija shtrire ne krevat (e theksoj pa me zene gjumi) Kam pare ne fund te kembeve te mia nje djale te bukur. I veshur me nje kostum e me kollare. Nuk dukej shume i madhe .ne moshe. Nga paraqitja mund te them se ishte aty te 16-18 vjec. Djali rrinte ulur, ne fund te kembeve te mia dhe qante. Duke qare e duke me ledhatuar te kembet.Behem ta preke.Afrohem dhe ai zhduket. Ju betohem qe,sot kur e kujtoj dukej fiks sa ikur po me paralajmeronte per dicka te keqe qe do vinte. sikur ai donte te ndante dhimbjen me mua. Ja tregova mamit dhe familjare te mi. Vetem mami me besonte duke me njohur tipin. Nuk eshte se u tremba. Madje do doja ta shihja perseri nate per ta pyetur perse po qante. Normale qe pergjigjen e mora dite me vone kur dicka ndodhi ne familjen time. Besoj ne gjera te tilla. Jane te tjere qe ndoshta nuk flene naten sic bejne njerezit.. Anonim te lutem.

Letra 15
Mirembrema Anabel!!! Kjo tema e sotme vertet e frikshme por ka dhe histori reale qe gjithmone mbeten mister te pashpjegueshme si kjo qe do ju tregoj.  Ate nate bie te fle normalisht si gjithmone. Diku nga ora 3 e nates zgjohem kisha etje dhe pasi pi uje shkoj per ne tualet. Kur cte shoh. Aty ishte nje femer a nje grua e gjate dhe duke bere dush ne banjo ( te pakten kete pashe une) Ishte gjeja me e tmerrshme qe kam perjetuar. Fillova te ulerisja e te qaja mesa kisha brenda vetes aq sa u zgjuan e u shqetesuan edhe komshinjte. Me pas shkova te merrja dhe nje serum e qetesues ne spital sepse u trondita keq. Pavarsisht se kan kaluar kohe une akoma rrenqethem kur e kujtoj. Flm nese e publikoni. Anonim please.

Letra 16
pershendetje...Ne fakt eshte histori qe me ka ndodhur para 4 vjetesh,mese e vertete.. Nje dite ,nje djale troket ne dere,i veshur keq me thote dua buke dhe 50 leke. shume e frikesuar por ja hapa deren dhe ja dhashe..faleminderit me tha dhe iku..te nesermen po e njejta gje me kete,dua buke dhe 50 leke.. I dhashe perseri dhe i thashe kush jeni ju? Askush dua buke dhe 50 leke. Kaluan dite e nk e shihja me..kur ulem ne bangen e klases gjej 50 leke dhe buke..jam tmerruar duke menduar ate situate.sapo arrij ne shtepi gjej nje leter tek dera",FALEMINDERIT QE ME DHE BUKE,.DO LUTEM PER TY,TE MERITOSH NJE VEND TE MIRE KETU NE BOTEN E PERTEJME". Jam shokuar. Nuk mundem ta harroj dot kte ngjarje.letren e dogja dhe sinqerisht fantazmat ekzistojne. Anonim

Letra 17
Mirmroma Anabel. Jam nje zoteri 46 vjec para ca vitesh tek po ktehesha na puna teper i rraskapitur kisha nje ndjesi se dikush po me ndiqte. Duke ecur shoh nje person me mjeker ne trotuar me nje ftyre te erret. Kalova pak rruge e me del serish kur vec sa hap e mbyll syt e shoh ne sendilen time anash. U shtanga mu mpi trupi sa smun levizja asgje. Ate dite pesova aksident me shum fraktura smun te cohem nga shtrati. Qe nga ajo dite i njejti burre me rrin anash shtratit nuk largohet fare thjesht me shikon. U kam thene shum veteve po sme besojne. Shperndaje te lutem

Letra 18
Para se te tregoja historine time,bazuar ne komentet do doja tu thoja lexuesve 2 gjera : 1.S'kemi ndonje interes ne t'ju genjeme e te shpikim perralla te frikshme p xt'ju trembur se per kete gje shyqyr ekzistojne filmat horror.Po me te degjuar i kemi si shpikim vete.Dhe 2.Nese historite ju ngjasojne me filmat horror qe keni pare kjo vjen per faktin se cdo film qe behet bazohet ne histori te verteta e te ngjashme dhe nuk trillohet nga regjizoret.Kto gjera nuk ndodhin vetem ne shqiperi por ne gjithe boten ndaj duken te ngjashme por kjo sdo te thot qe keto histori qe tregojme jan trillime. Nejse ishte thjesht nje paranteze koti kjo qe bera. Persa i perket historise,kjo nuk me ka ndodhur mua por nuses se xhaxhit kur ishte e vogel.Ajo jetonte ne nje fshat te Dibres.Vinte nga nje familje e varfer dhe jetonte me motrat,vellezerit dhe dy prinderit.Ne fshat kishte vdekur nje person (dhe sme kujtohet mir arsyeja) por fshati kishin vendosur te mblidhnin leke dhe ti rregullonin varrin.Se di nese ishte njeri pa njeri apo ishte ndonje person i rendesishem i asaj kohe.Gjithsesi,leket mblidhen dhe i jepen babait te nuses se xhaxhit tim,per ti perdorur ne rregullimin e varrit.Mirpo ky ishte pijanec dhe gjith leket i kishte bere rrush e kumbulla.Nga ky moment nisin netet e tmerrshme per familjen,cdo nate degjoheshin te kercitura kembesh kali ne oborr dhe ne shtepi hapej dera me force dhe hynte nje burre i zbehte mbi kale (mesa duket ishte personi qe duhej ti rregullohej varri).Ky ecte neper shtepi per disa minuta dhe pastaj largohej me te njejten furi duke i len femijet dhe prinderit te terrorizuar.Ata qanin se tmerroheshin sepse normal ishte e tmerrshme te shikoje dicka te tille.Nejse ben c'ben babai nuses se xhajes ditet ne vazhdim del bashkfshataret e tij e kerkon borxh per te rregulluar varrin e te ndjerit.Pasi ndodhi kjo ne shtepi nuk pati me shqetesime te ketij lloji.kte histori ma ka treguar vet ajo dhe personalisht i besoj.Sepse sidomos ne ate kohe ndodhnin shum gjera te tilla,por tani sic thone shejtani eshte futur pak tek te gjithe kshu qe ska nevoje te marre trajta te tjera .Naten e mire.

Letra 20
Pershendetje! Lexova ate historine qe thoshte se i parandjente gjerat para se te ndodhnin. Mami im i parandjen gjerat. Gjithnje i sheh ne endrra gjerat qe do ndodhin. Ekzaktesisht si do ndodhin ne te vertete. Gjithmone kur ndodhte ndonje gje na thoshte une kete e kam pare ne enderr qe do ndodhte. Ne benim shaka, por nje dite ne mengjes me thote mua. Sot hajde sa me heret ne shtepi ose vonohu sa me vone, por jo ne orarin qe vjen gjithnje e mos hajde nga rruga qe vjen gjithmone. E pyeta pse? Me thote bej ashtu si te them une. Nuk ia vura veshin dhe sa dola nga shkolla nisem per ne shtepi nga rruga qe shkoja gjithnje. Sa kam mbyllur deren e shtepise qe jam futur brenda ne rruge plasi nje granate, e kishin plasur femijet e lagjes, po shyqyr qe ishte thjeshte ndezesi e ata shpetuan me plagosje. Por parashikimet e saj vazhduan prape. Nje dite me mengjes me thote mua. Sot mbasdite do behet ndonje e gje e madhe. Nuk jam e sigurte se cfare do ndodhe, por do kete shume tym dhe do kete edhe te vdekur. Tymin do e shohim deri ketu te shtepia ime. Gjithmone me shaka e morem dhe kete, por ja qe doli. Pikerisht Gerdeci ishte njelloj si e shpjegoi ajo. Pastaj me shaka i thonim per gjera te ndryshme se cdo ndodhte, madje edhe zgjedhjet i ka parashkuar se kush do i fitoje. si Basha ne bashki ashtu edhe Rama ne qeveri. Madje kur nisen te numeroheshin votat per bashkine dha nje parashikim tjeter Rama do jete gjate gjithe kohes ne avantazh, por ne fund do e marre Basha. Parashike te tjera qe na kane lene me goje hapur. Ato te boterorit. Ishte pergjumesh kur e pyetem se sa del ndeshja Brazil Gjermani dhe ia beri gjermani do beje 7 gola. ne po qeshnim, madje babi po i thoshte pse me ke po luan gjermani me ndonje ekip lagje? por jemi habitur kur u bene 7 golat. na jep parashikime per cdo gje. kur e pyes se si i gjen ma ben. nuk e di. une thjeshte e di qe do ndodhe. ka plot njerez qe kane keto aftesi.

Letra 21
Mirmbrema anabel. Esht hera e par qe po shkruj ktu As vet se di pse po ndoshta me heq nje barre nga vetja dhe me e nda me ju. Vij nga nje qytet i vogel.Sott jam 34 vjec i martum dhe kam nje vajze 4 vjece. Kur kam qen me i ri si cdo person tjeter dhe un nuk kam qen perfekt..jam mar me shum pislliqe dhe gjeja e vetme qe sdo e beja me kurre eshte:qe kur kam qen 26 vjec kam shtyp dike me makine q mfalt i madhi zot. (Dhe pse sishte faji im ishte faji i kembesorit dhe nuk me futen nburg) Nejse..doja me dal te kjo tjetra qe un qe athere cdo dark shof aikur mvjen nj burr afer krevatit..kur jam n gjum mdkt sikur mkap prej fyti..biles mka qellu qe dhe kur haj buk me grun shof ate ul ntavolin me ne. Nje dit kur po merja gocen nga kopshti shof matan rruges nj goc tvogel q po rrinte vetem dhe afer i afrohet burri q kam shtyp un. Do cmenem nai diteeee duke e par ..e di qe ai me ndjek gjat gjith kohes Ishalla m fal per ket mekat qe kam bo dhe nuk m perndjek mo

Letra 22
Ishte viti 2002 sa po Kisha dal nga burgu.ne pus mezin ne Vlore.bashk me nje shokun Tim beja xhiro me motorr.ka qen Ora 10 e paradites.ishte behar kohe plazhi.nisemi per nga nimfa me larg tunelit Ku andej vendosem dhe te Benim plazhin..kur ne ecje e siper nje burr rreth te 55-60 vjec.me kostum e kollare veshur..me ngre doren dhe me thot mbaje me ndihmo dhe me co ne spital.per nje moment ula shpejtwsin.pastaj u nisa nuk ndalova.duke fol me kte shokun.po ky I tham njeri tjetrit.pak makina ka.pse na w ngre ne doren.qe jemi me motorr.e nejse shkojm lahemi ne plazh.kthehemi nga Ora 4-ter mbazdite..pa ardhur te tuneli.te kthesat e gardes ish Vila e Enver Hoxhes.i njejti person.ngre doren perseri.u trembem qe te dy.i dham gas motorrit u zhdukem qe aty..kurr nuk e kuptova cfare desh ky njeri.dhe sot e ksaj dite kur e kujtoj me tremb..cfare mund te ket qen ky..ju lutem nje pergjigje nga fansat.Anonim Faleminderit.