
Skandali i tradhtisë mes Jordyn Woods dhe Tristan Thompson-it, duket se më shumë se kujdo tjetër, i ka hapur punë Kylie-it.

Përpos faktit që u zhgënjye nga mikja më e mirë, u ndje tmerrësisht keq për çfarë i ndodhi të motrës,tani duhet të zgjidhë një tjetër çështje. Ç’do të bëhet me qenin? Aaa ndoshta ju nuk e dini, por Kylie dhe Jordyn, pak ditë para se të ndodhte gjithë drama adoptuan një qenush të quajtur Wesley.
Qenushi është ky këtu, që duket sikur po e përjeton më shumë se të gjithë situatën e tensionuar.
Çështja tani është; kush do të kujdeset për qenin? Kylie apo Jordyn?
Wesley iu prezantua botës në festën e ditëlindjes së Stormi-t dhe nga postimet e fundit të Kylie-it, kemi një ide.

Në 6 mars, ajo postoi këtë foto dhe kjo do të thotë që qeni ndodhet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj.

Ndoshta edhe vetë Jordyn e di që energjia e saj këto kohë s’i bën mirë askujt e jo më një qenushi të pafajshëm që do vetëm dashuri...