5 nëntori do t'i sjellë përgjithnjë kujtime të hidhura Kaltrina Selimit. Këngëtarja, ka humbur nënën dhe lajmin, e bëri publik pak më parë në llogarinë e saj të Instagram-it.
Përmes një fotoje me sfond të zi, ajo njoftoi të gjithë miqtë dhe të afërmit për t'i dhënë lamtumirën e fundit nënës së saj.
View this post on Instagram
Dhimbjes së këngëtares, iu bashkuan shumë emra të njohur të showbiz-it, të cilët u ndalën për ta ngushëlluar.
Selimi, u bë e famshme që prej daljes së parë në bashkëpunim me Hana Band me këngën "Problem shumë serioz", e ndërsa kulmin e famës, e arriti pas pjesëmarrjes tek "Kënga Magjike 2009" me baladën "Ditëlindja".