
Cardi B është e talentuar në atë që bën, përpiqet të jetë 100% vetja dhe ja ka dalë të jetë super e famshme.
Gjithsesi, të arrinte deri këtu s’ishte fare e thjeshtë, pasi iu desh të përballej me shumë presion. Në fillim të këtij viti, reperja tregoi sa shumë po sforcohej të kthehej në model për të rinjtë, pasi shumë nuk aprovonin mesazhet që i dërgonte Cardi B gjeneratës së re.

“Për rreth 2 vite, në gjithë çfarë kam thënë s’kam qenë vetja. Jam ndjerë e vendosur në grackë dhe e mërzitur sepse s’kam qenë unë! Kanë qenë të tjerë që më kanë kërkuar mua të jem shembull për të tjerët dhe gjejeni çfarë? Njerëzit vazhdojnë të ma përplasin të shkuarën në fytyrë, kështu që unë do të vazhdoj të jem kjo që jam.”- shkruante dikur Cardi në një status në Twitter.
Tani, gjërat kanë ndryshuar dhe vajzat e reja aprovojnë çdo mesazh dhe këshillë që del nga goja e saj.

Orë më parë, Cardi postoi disa foto të sajat kur ishte 15 vjeç, por diçka ndodhi dhe më pas u fshinë. Në njërën prej tyre, dukeshin fare mirë pirsat e vendosur në vetull dhe buzë.
Në një tjetër, Cardi shfaqej duke ndezur një cigare.

“15 vjeç Cardi. Të dashura vajza të vogla, mos pini cigare apo hashash për të dukur interesante sepse ur të rriteni do ta shihni sa budallaqe dukeni kur e bëni këtë. Nuk e di çfarë kam qenë duke menduar në ato momente. Gjithsesi, mustaqet e mia u dukërkan shumë!”- shkruan reperja dhe në fakt, po. Mustaqet duken shumë, por kthehemi tek çështja kryesore.



Fansat e vlerësuan mesazhin e saj dhe bashkë me Cardi-n u bashkuan edhe prindër të tjerë që shpresonin që fëmijët të mos bënin të njëjtat gabime me ta.