Duket sikur Eva Murati është rritur në ekran, sepse është e vërtetë. Moderatorja u bë pjesë e televizionit kur ishte adoleshente dhe ja ku është ende dhe sot. A e këshillon të njëjtën gjë për adoleshentët e tjerë? Varet.
“Unë u bëra zyrtarisht pjesë e televizionit në gjimnaz dhe mendoj që kjo gjë më ka pjekur para kohe duke më vënë përballë përgjegjësive dhe ndoshta nuk e kam shijuar shumë adoleshencën (të paktën kështu më thoën). Po mua nuk më intereson pasi kjo ishte gjëja që më bënte të lumtur. Adoleshentët duhet të bëjnë atë çfarë i bën të ndihen më mirë. Përjashto këtu drogërat apo diçka që vë në rrezik shëndetin e tyre,” iu përgjigj ajo një pyetjeje në Instagram.
Pra, varet nga ç’dëshiron adoleshenti në fjalë. E zëmë se e ka ëndërr televizioni. Si procedohet?
“1. Të kenë guxim. Të besojnë te vetja.
2. Të mos dëgjojnë kritika të pavlera, por vetëm të profesionistëve, karrierën e të cilëve rrespektojnë. (Diçka që do të doja të ma kishin thënë kur isha 16 vjeçe.)
3. Të mos varen vetëm nga televizion. Diçka bëhet mirë kur e trajton si hobi, si pasion dhe i jep dashuri. Jeta nuk fillon dhe mbaron në ekran, por nëse kjo është ajo që të sjell lumturi, atëherë jepi dedikimin e duhur,” shpjegon Eva.
Në të njëjtën temë, këshillat e Dojna Memës për ata që e kanë ëndërr televizionin, jo veçanërisht adoleshentët dhe Romina Ruda mbi emisionet me fëmijë.