Adele dukej kaq ndryshe në festën e ditëlindjes së Drake. Këngëtarja zgjodhi një look të frymëzuar nga vitet ’60 për të nxjerrë në pah më së miri trupin pas dobësimit.
Adele, e cila u nda nga bashkëshorti, Simon Konecki në prill, ka qëndruar larg syrit të publikut kohët e fundit. Por pas festës së Drake, ajo postoi foto nga mbrëmja dhe përmes përshkrimit, ndau me botën regjimin e ri fizik.
“Dikur qaja, por tani djersij,” shkruajti ajo. Sipas The Sun, sekreti i transformimit të Adele është The Body Coach, Joe Wicks.
View this post on Instagram
Wicks njihet për librat e tij “Lean in 15” dhe për planin 90 ditor ideuar nga ai që ju bën “më të fortë, më atletikë, më të shëndetshëm dhe më të hollë.” Mesa duket, Adele ka përdorur videot e trajnerit personal për t’u ushtruar në privatësinë e shtëpisë së saj.
Gjithashtu, këngëtarja ka punuar edhe me trajnerin Dalton Wong, i preferuari i Jennifer Lawrence.
“Adele ka punuar në fshehtësi me këta trajnerë personalë,” tha një burim për gazetën. “Progresi i arritur gjatë këtyre gjashtë muajve është mëse i dukshëm.”
“Asaj s’i pëlqen të ushtrohet në sy të të tjerëve, prandaj i ka ndjekur regjimet dhe planet në shtëpi, duke përdorur video dhe tutoriale.”
Joe Wicks është shpërngulur së fundi në Los Angeles, ku jeton edhe Adele. Kështu që, edhe mund ta ketë ndihmuar personalisht këngëtaren.
Planet e The Body Coach përbëhen nga ushtrime shumë intensive që nuk zgjasin më shumë se 35 minuta. Përpos videove ku ushtrohet, Wicks poston edhe receta të thjeshta në Instagram që i ndihmojnë ndjekësit e tij të hanë shëndetshëm.
View this post on Instagram
Nëse i bëri punë Adele, pse jo të tjerëve që duan të dobësohen.
Burimi: Cosmopolitan