Anabelizim

E vërteta e shkollimit në Amerikë të Rudina Hajdarit

E vërteta e shkollimit në Amerikë të Rudina Hajdarit

Vjet prag festash te “Ftesë në pesë”, Rudina Hajdari foli gjithë pozitivitet dhe e bëri ëndrrën amerikane të duket si bukë e djathë. Në CV e saj shqetësuese, Hajdari shkruan se ka përfunduar nivelin Bachelor me mesatare 3.7/4 në Fordham University. Më pas kreu Master of Arts në King’s College në Londër e së fundi, një tjetër Master of Arts në Columbia University.

Ajo thotë se i ka arritur të gjitha këto falë natyrës së saj studioze dhe mesatares së lartë që i siguroi përfshirjen në Dean’s List, që përkthehet në një bursë dhe me ndihmën e një kredie. Hajdari jetoi në konvikt dhe bëri punë të ndryshme për t’i siguruar jetesën vetes.

Le të ndalemi pak këtu. Sipas CollegeTuitionCompare.com, dhjetë vite më parë, vti akademik në Fordham University kushtonte $53.491 në vit, ku përfshihen pagesa vjetore, tarifat, librat dhe pajisjet, dhe banimi në kampus, meqë Hajdari tha se ka jetuar në konvikt. Këtë shifër e frikshme Hajdari e pakësoi disi duke u listuar si studente nderi (Dean’s List) dhe duke marrë një bursë, që sipas intervistës, mbulonte rreth 80% të pagesës së shkollës. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Kjo bursë, që u jepet lehtësisht studentëve me mesatare mbi 3.5/4, arrin maksimumi 20%, në të kundërt universiteti do të falimentonte. Këtu vihet re edhe detaji i parë që bie në kontraditë me të tjerët. Gjatë intervistës, thotë se ka qenë katër vjet në Dean’s List, ndërsa në CV, liston vetëm tre vite. Që do të thotë se një vit i ka rënë mesatarja dhe s’ka marrë bursë dhe se gënjeu haptazi në televizion kombëtar. Duke bërë zbritjen e bursës së Dean’s List prej 20% për tre vite, Hajdari duhet të jetë diplomuar nga Fordham me një borxh prej të paktën 180.000 dollarësh, thuajse 20 milionë lekë të reja

Për sa i përket kredisë, kur nuk je shtetas amerikan është goxha e vështirë në mos e pamundur aprovimi i një të tille nga banka pa historik krediti. Edhe nëse jepet, shumat janë të vogla dhe në këtë rast mbushin një vrimë në ujë. Sigurisht, mund të ketë pasur ndihmën e të afërmve që kanë aplikuar për të, por sidoqoftë, mbeten borxhe për t’u shlyer.

Hajdari thotë se punonte teksa arsimohej, pa qartësuar se për studentët ndërkombëtarë ka limitime përsa i përket orëve të punës në javë. Lejohen vetëm 20 orë punë në javë (gjatë vitit akademik, sepse gjatë verës lejohet të punojnë me kohë të plotë) që thuajse gjithmonë realizohen në kampus. Marrim rastin më të mirë, që Hajdari paguhej 12 dollarë ora. Në vit, ajo fitonte maksimumi 14.000 dollarë në vit, që në New York, në një nga qytetet më të shtrenjta në botë, i dalin vetëm për të jetuar, për të marrë frymë.

Në King’s College, Hajdari thotë se ka dalë me mesatare të jashtëzakonshme dhe se ka marrë bursë. Në CV ajo thotë se është diplomuar me A+, që  është nota më e lartë. Në Angli zakonisht flasin me pikë dhe A+ përkthehet në 100 pikë. Nëse është e vërtetë, e duartrokasim sepse është aq e vështirë sa ka lindur shprehja “100 i merr vetëm profesori.” Në të vërtetë, sistemi amerikan i notave me shkronja nuk përdoret në Angli. Këdo që të pyesni, “si u diplomove?” nuk do të shprehet me shkronja, por si Master with Merit a Master with Distinction.

King’s College kushton 45 mijë dollarë në vit për studentët ndërkombëtarë, por është i aksesueshëm përmes bursave të ndryshme si Chevening Scholarship, që Hajdari nuk e përmend në asnjë moment. Sidoqoftë, për të marrë këtë bursë a të tjera si kjo, duhet aplikuar para se të nisë viti akademik dhe jo pasi të arrish rezultate të jashtëzakonshme. Deri të paktën në përfundim të semestrit a vitit shkollor që të mund të aplikojë për bursë, Hajdari ka paguar tarifën prej 45 mijë dollarësh.

Në CV listohen vitet 2012-2104, ndërsa në profilin e Hajdarit në Linkedin, vitet 2011-2012. Një tjetër mospajtim të dhënash.

Ndërsa niveli i dytë Master, në Columbia University – që në CV e saj shqiptohet me K si Kolumbia – ka nisur në vitin 2016 dhe me rregull, duhet të ishte përfunduar vjet, edhe pse s’kemi dëgjuar gjë nga deputetja e preferuar e faqeve të memeve. Kjo fazë tjetër arsimi kushton, aq më tepër te KColumbia, që është një nga shkollat më të shtrenjta në Amerikë. Kur u ftua vjet (2018) të fliste në Columbia mbi "Ballkanin në kohën e presidentëve Putin dhe Trump", faqja e universitetit nuk iu referua në asnjë moment si alumni apo si studente, që është jo vetëm e pazakontë, por edhe e çuditshme.

Po t’i hidhni një sy seksionit të komenteve nën intervistën e Hajdarit në “Ftesë në pesë,” do të vini re një valë mosbesimi. Publiku nuk është më injorant dhe nuk i përtyp më gënjeshtrat e thëna me fuqi. Të gjithë e dimë sa të shtrenjta janë universitetet amerikane e nëse nuk e dimë, dimë të kërkojmë. Hajdari bën mirë të tregohet e sinqertë dhe të bëjë të qartë se vjen nga një familje e pasur që gjeti mënyrën t’i sigurojë të shkollimin që e uli në foltoren e parlamentit ku belbëzon pambarimisht fjalë tre-rrokëshe. Nëna e Rudina Hajdarit nuk është e para dhe as e fundit gjykatëse që u shtron rrugën fëmijëve të vet.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The truth of Rudina Hajdar's American education

E vërteta e shkollimit në Amerikë të Rudina Hajdarit

Last year on the eve of the "Invitation to Five" celebration, Rudina Hajdari spoke of all the positivity and made the American dream look like cheese bread. In her disturbing resume , Hajdari writes that she has completed a Bachelor's degree with a 3.7 / 4 average at Fordham University. He then completed his Master of Arts at King's College in London and most recently another Master of Arts at Columbia University.

She says she has achieved all of this thanks to her studio nature and the high average that secured her involvement with Dean's List, which translates into a scholarship and with the help of a loan. The thief lived in the dormitory and did various jobs to earn a living.

Let's stop here a bit. According to CollegeTuitionCompare.com , ten years ago, the academic year at Fordham University cost $ 53,491 a year, which included annual tuition, fees, books and equipment, and campus living, as Hajdari said he lived in a dorm. Hajdari somewhat reduced this frightening figure by being listed as an honorary student (Dean's List) and receiving a scholarship, which, according to the interview, covered about 80% of school tuition. This is completely untrue. This scholarship reaches a maximum of 20%. Here is the first detail that contradicts others. During the interview, she says she's been on Dean's List for four years, while on CV, she only lists three. Which means that one year he fell below average and did not receive a scholarship and that he lied openly on national television. Deducting a 20% Dean's List scholarship for three years, Hajdari must have graduated from Fordham with a debt of at least $ 180,000, almost 20 million new

In terms of credit, it is quite difficult if it is not possible to approve such a bank without a credit history. Even if given, the amounts are small and in this case fill a hole in the water. Sure, it may have been the help of relatives who applied for it, but debts still remain to be repaid.

Hajdari says he worked as he was educated, without making it clear that international students had limited working hours per week. Only 20 hours of work per week (during the academic year because they are allowed to work full-time during the summer) are allowed on campus almost always. We get the best case, that Hajdari was paid $ 12 an hour. Annually, she earned a maximum of $ 14,000 a year, which she could only afford to live, to breathe.

At King's College, Hajdari says he came up with an extraordinary average and received a scholarship, so we don't get into that.

While the second Master's degree at Columbia University - which in her CV is pronounced with K as Columbia - has begun in 2016 and okay, it should have been completed years, though we haven't heard anything from our favorite MP site memeve. This next phase of education costs even more to K Columbia, which is one of the most expensive schools in America. When invited to speak in Columbia about the Balkans in the days of Presidents Putin and Trump, the university website never referred to alumni or alumni, which is not only unusual but also strange.

If you take a look at the comment section under Hajdar's interview in "Invitation to Five," you will notice a wave of mistrust. The public is no longer ignorant and no longer chews on lies with power. We all know how expensive American universities are, and if we don't, we know how to search. Hajdari does his best to be honest and make it clear that he comes from a wealthy family who found a way to provide him with the education that he put down in the parlor of parliament where he stammered over three-word words. Rudina Hajdari's mother is neither the first nor the last judge to pave the way for her children.