
Kohëve të fundit, kushdo që nuk ka prerjen e flokëve Lord Farquaad, e cila vështirë se të krijon mundësinë që të eksperimentosh, ka gjetur si terren të sigurt modelin gjysmë-bisht. Një model i tillë nxjerr në pah tiparet dhe i bën flokët të duken më të gjatë dhe më të shëndetshëm.
Ky model flokësh ishte zgjedhja e Elvana Gjatës për të performuar në "Festivalin e Këngës". Ka qenë i preferuari i Kidës dhe Loredanës prej kohësh. Lori Hoxha dhe Tuna gjithashtu duket se e kanë të preferuar.





Për ta realizuar si profesioniste duhet që të keni flokë në gjatësi të paktën nën supe. Në fillim, kapini flokët gjysmë-bisht në pjesën e sipërme të kokës. Jepini volum duke i krehur në drejtim të kundërt të krehjes normale. Më pas, mundohuni t'i shpërhapni tufat e flokëve për të krijuar idenë e një bishti të plotë. Pjesën e mbetur mund ta bëni me onde të valëzuara për më shumë volum.
Video-tutorial hap pas hapi: