Jennifer Lawrence dhe i fejuari i saj Cooke Maroney janë zyrtarisht burrë dhe grua që prej thuajse 1 muaji, por dasma e madhe do të mbahet pas pak ditësh.
Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht kur martohen VIP-at, në damsën e aktores nuk do të merremi shumë me fustanin, të ftuarit e famshëm, apo betimet e çiftit sepse e gjithë vëmendja do të jetë tek menu-ja e ushqimeve!
Jennifer dhe partneri i saj duan të sigurohen që menuja e dasmës të jetë aq e pasur dhe e shijshme sa njerëzit të mos e harrojnë kurrë.
Dasma pritet të mbahet këtë të shtunë dhe sipas TMZ-së janë 150 të ftuar. Ndalemi pak tek ushqimi? Lista e ushqimeve nis që nga peshk i pjekur në tavë e deri tek kjo ëmbëlsirë tipike amerikane e bërë vetë!
Një tryezë e mbushur plot do të jetë për të ftuarit para ushqimeve kryesore. Sigurisht, çifti ka menduar edhe për vegjetarianët!
Çfarë dihet me siguri deri tani janë ëmbëlsirat! Lawrence duket se e ka shumë të rëndësishme këtë sektor ushqimesh dhe thuhet se do të ketë nga gjithë llojet e mundshme të të ëmblave!