TV Mania

Aurela Gaçe rrëfen problemin me zërin: ‘Kisha vetëm dy vite jetë si këngëtare’

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2019

Aurela Gaçe rrëfen problemin me zërin: ‘Kisha vetëm

Për shkak të punës së vazhdueshme dhe mungesës së informacionit në lidhje me teknikat për kujdesjen e zërit, kohë më parë, Aurela Gaçe kuptoi se kishte abuzuar me zërin dhe rrezikonte të mos këndonte më kurrë. Në “Këndo këngën time” në Vizion Plus, Aurela rrëfeu se kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha të jetës së saj.

“Pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punoj shumë, por kam mësuar teknika të reja,” tha ajo. “Kam shkuar dhe jam vizituar te një nga mjeket më të mira në Amerikë, Wen Corovin, e cila kujdeset për të gjithë në Broadway. Ajo më pyeti sesa këngë këndoja, ndërsa unë i thashë që ne këndonim me orë.”

Në vijim, Aurela shtoi: “Më tha: ‘Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që them unë, ose ti dy vite jetë ke në skenë, artistikisht.”

“Stopova tre muaj, kam qenë me ilaçe, nuk kam kënduar absolutisht dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare,” theksoi më pas.

Që prej atij momenti, Gaçe në mënyrë sistematike, çdo ditë, bën ushtrime për të stërvitur zërin.