Ryan Reynolds konfirmoi se Blake Lively solli në jetë fëmijën e tyre të tretë. Ai postoi një foto të të treve teksa i buzëqeshin njëri-tjetrit në Kanada. Gjithashtu, çifti zbuloi gjininë e bebit: Është vajzë! Ryan u sigurua t’ia fshihte fytyrën të voglës.
I love B.C. I want my daughters to experience the same natural playground I grew up in. On Oct. 21, the candidate you vote for will SHAPE CLIMATE POLICY. I’m proud of the climate progress made the last 4 years. Click https://t.co/gJ8wvRwD2y for voting info. #Capilano pic.twitter.com/a3itOeIqQx
— Ryan Reynolds (@VancityReynolds) October 17, 2019
Blake dhe Ryan kanë edhe dy vajza më të mëdha, Inez, një vjeç e gjysmë dhe James, katër e gjysmë.
Blake bëri publike shtatzëninë gjatë premierës së Pokemon: Detective Pikachu, mbajtur në maj. 31-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e verdhë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Lindja e vajzës së tretë ndodhi në fshehtësi të plotë thuajse dy javë më parë dhe kjo është hera e parë që çifti e konfirmon.