Muzika

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe ti’ do të kthehej në hit

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2019

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

2006. Top Fest 3. Stine, veshur me dy nuanca të ndryshme të të bardhës, ngjitet në skenë dhe performon “Ishe ti.” I sapokthyer nga Gjermania, fitimtar i edicionit të parë të festivalit, Stine rrezikoi me këtë projekt. Deri në këtë moment, kishte publikuar këngë ritmike, lehtësisht të kërcyeshme. Prandaj miqtë, që i donin të mirën, rrudhën buzët kur dëgjuan baladën zemërthyese.

“’Ishe ti’ ishte kënga që më solli në treg. E çuditshme ka qenë se kur e kam nxjerrë në fillim, miqtë e ngushtë atyre që u besoja, [më thanë] ‘ku e gjete këtë këngë? Të kishe gjetur ndonjë më të bukur.’ Se kisha dalë me disa ritmike dhe pastaj rashë direkt. Atëherë s’kishte internet, s’kishte YouTube, e merrja vesh me shumë vonesë që kënga ishte pëlqyer. Rastisa në një kafe këtu afër, ishte vetëm një banakiere dhe një kamariere. Unë isha me kapele. I thote kamarierja banakieres, shiko sa këngë e bukur kjo se po transmetohej në My Music. Unë ngre kokën, shoh ç’këngë e bukur është kjo, kur shoh veten aty. Pagova dhe ika. Aty ishte impakti i parë që kënga ishte pëlqyer se ato nuk e dinin që isha unë aty,” tha Stine, sot në mëngjes në “Wake up.”

“Ishe ti” është legjendare vërtet. Ka diçka kjo këngë që i bën njerëzit ta dëgjojnë ende sot, pas 13 vitesh dhe të komentojnë në YouTube – siç është e detyrueshme – një fjali që nis me “Ishte koha kur...”

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

Madje, martoi një çift;

13 vite më parë, Stine s’ia kishte idenë se ‘Ishe

Për kënaqësinë tuaj, Stine me “Ishe ti.”