Anabelizim

Drilon Hoxha dhe aktorët që s’kanë bukë të hanë

Drilon Hoxha dhe aktorët që s’kanë bukë të

Ka dy lloje njerëzish në Shqipëri: ata që shohin filmat e Drilon Hoxhës dhe thonë “bravo, super film,” në seksionin e komenteve kur projekti publikohet në YouTube, dhe ata që nuk shohin filmat e Drilon Hoxhës sepse preferojnë të bëjnë çfarëdolloj gjëje tjetër atë dy orësh të vyer të jetës së tyre. Falë atyre të parëve, Hoxha korri sukses të konsiderueshëm nga të dy projektet e tij. Filmi i parë, i titulluar “Drejt fundit” (2015) i siguroi blerjen e një shtëpie Hoxhës dhe familjes së tij, ndërsa i dyti, “Dashuria s’mjafton” (2018) fitoi shumë lekë. Këto pazare dhe të tjera, regjisori i diskuton në një episod të “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn.

Përgjatë intervistës, Hoxha thjesht cek procesin kreativ, që për të, konsiston në regjistrimin e shakave apo dialogëve të bërë në jetën reale për t’u përdorur më pas si copëza që ngjiten e që formojnë njëfarë skenari, shpërfill vështirësitë si regjisor e producent sepse operon me mentalitetin “e rregullojmë me muzikë/post produksion” dhe flet, ndoshta pa e kuptuar sa shumë, për përfitimet financiare e të bërit filma që shihen në Shqipëri.

“Kur e mora këtë profesion, të shtëpisë më thanë ‘ç’do ti me këtë se janë pa bukë të gjithë aktorët. Po vdesin. I kemi parë te Pedonalja, shtijnë lekë për të pirë kafe.’ Kur çova lekët e kinemasë në shtëpi, babi më tha ‘ku i vodhe?’” thotë Hoxha dhe meket së qeshuri me veten.

Ka kaq shumë gjëra që nuk shkojnë me këtë deklaratë. Së pari, synimi i një filmi nuk duhet të jetë të fitojë lekë, por të ketë ndikim. Një film që shpreh një perspektivë të paeksploruar, një film që hedh dritë mbi një çështje të harruar, një film që sensibilizon, të bën të ndjesh, të gjesh veten, të mësosh, një film që është aq origjinal, sa s’e harron dot. Për sa kohë njerëzit të gjejnë veten dhe të shohin të shpalosur bukur një fragment nga jeta, do ta shohin filmin, serialin a shfaqjen dhe do të sigurohen që të shpërblehet ai që e meriton.

Për fat të keq, në filmat e Hoxhës nuk ka asnjë hije arti apo hije e tentativës për të qenë artistik. Kur bën bashkë projektet e tij dhe mënyrën si ai flet për paratë në këtë intervistë, kupton që Hoxha shfrytëzoi një dritare momentale në kinematografinë vendase për përfitime personale, pa i dhënë asgjë mbrapsh publikut. Fakti që katër vite më parë nuk prodhoheshin filma apo seriale dhe fakti që “Drejt fundit” u marketua si filmi i parë shqiptar aksion, i dhanë një dorë regjisorit. Të gjithë e panë filmin e tij sepse ishin të etur për diçka në shqip. Sigurisht që Hoxha bëri një film të dytë pasi pa suksesin dhe përfitimet e të parit. Por, siç thonë edhe për librat, duhet ta justifikosh kohën që po i merr publikut. Ekziston njëfarë transaksioni, përtej atij financiar. Nëse unë të fal kohën dhe vëmendjen time, ti duhet të më japësh një ide, një ndjenjë mbrapsh.

Aktorët që vuajnë për bukën e gojës janë më të pasur se Hoxha. I kanë dedikuar jetën artit, ndoshta janë arsimuar profesionalisht, ndoshta kanë hequr dorë nga gjithçka për hir të një ëndrre dhe pa dyshim që e kuptojnë më shumë se ai vlerën e një filmi të mirë. Kjo përbuzje e çuditshme nga një regjisor që mezi e mban këtë titull është e panevojshme dhe e pavend.

Filma të këqinj bëhen kudo. Për sa kohë ka njerëz që i shohin dhe sponsora (në këtë rast, shokët biznesmenë të Hoxhës) që hedhin lekë, pse jo. Sidoqoftë, kur motivimi i vetëm është fitimi, rekomandohet ulja e kokës dhe shikimi i punëve të tua. Aq më tepër kur vepra fantastike si “Shpia e Agës” detyrohet të ndërpresë produksionin për një vit nga mungesa e fondeve.  

Filmi është një biznes shumë fitimprurës për ata që dinë çfarë do publiku. Por filmi, si çdo formë tjetër arti nuk duhet t’i japë publikut atë që do, por atë që i duhet.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Drilon Hoxha and the actors who have no bread to eat

Drilon Hoxha dhe aktorët që s’kanë bukë të

There are two types of people in Albania: those who watch Drilon Hoxha movies and say "thumbs up, super movie," in the comments section when the project is published on YouTube, and those who don't see Drilon Hoxha movies because they prefer to do anything else two precious hours of their lives. Thanks to the former, Hoxha enjoyed considerable success from both of his projects. The first film, titled "Towards the End" (2015) secured the purchase of a house for Hoxha and his family, while the second, "Love Is Not Enough" (2018) earned a lot of money. The director discusses these bargains and others in an episode of "Don't Talk to the Driver" with Rudina Dembacaj.

Throughout the interview, Hoxha simply outlines the creative process that, for him, consists of recording jokes or dialogues made in real life and then used as sticky pieces to form a script, ignoring the difficulties as a director and producer because he operates with the "fix it with music / post production" mentality and speaks, perhaps without realizing how much, of the financial benefits of making films seen in Albania.

“When I got into this profession, I was told at home that all the actors were without bread. They're dying. We have seen them at Pedonalja, they are extending money for coffee. ' When I brought home the cinema money, Dad told me 'where did you steal it?' ”Hoxha says and laughs.

There are so many things that do not go with this statement. First, the goal of a movie should not be to earn money, but to make an impact. A film that expresses an uncharted perspective, a film that sheds light on a forgotten issue, a film that sensitizes, makes you feel, find yourself, learn, a film that is so original that you can never forget . As long as people find themselves and see a fragment of life beautifully unfolded, they will see the movie, the series, or the play, and make sure they get the reward they deserve.

Unfortunately, in Hoxha's films there is no shade of art or shade of attempt to be artistic. When he puts together his projects and the way he talks about money in this interview, he realizes that Hoxha used a momentary window into local cinematography for personal gain, without giving anything back to the public. The fact that four years ago there were no films or serials produced and the fact that "Towards the End" was marketed as the first Albanian action film, lent a hand to the director. Everyone saw his movie because they were eager for something in Albanian. Hoxha certainly made a second film after seeing the success and benefits of the first. But as the books say, you have to justify the time it is taking to the public. There is some transaction, beyond the financial one. If I give you my time and attention, you have to give me an idea, a feeling back.

The actors who suffer for bread are richer than Hoxha. They have dedicated their lives to art, they may have been professionally educated, they may have given up everything for the sake of a dream, and they no doubt understand more than the value of a good film. This strange disdain from a director who barely holds this title is unnecessary and inappropriate.

Bad movies are made everywhere. As long as there are people who see them and sponsors (in this case, Hoxha's business friends) who throw money, why not. However, when the only motivation is profit, it is recommended to keep your head down and watch your work. All the more so when a fantastic work like "Spider of Ages" is forced to suspend production for a year due to lack of funds.

Film is a very lucrative business for those who know what the public wants. But film, like any other form of art, should not give the audience what it wants, but what it needs.