1. Do të bësh vetë çdo gjë. Pak nga pak, do të mësosh të gatuash dhe të vendosësh lavatriçen. Në disa raste, do ta dreqosësh punën duke vendosur të bardhat dhe rrobat me ngjyra bashkë, por mos u mërzit. Do të fillosh të menaxhosh paratë dhe të pastrosh vetë.
2. Mund të ndodhë të humbasësh disa miq. Nëse mendoni se do të dilni me miqtë e gjimnazit çdo të premte, na vjen keq për këtë lajm të hidhur.
3. Do të krijoni miq të rinj, është e pashmangshme. Edhe në rast se keni mjaftueshëm miq, është gati e pamundur që në një klasë me 30-40 vetë, ju të qëndroni vetëm.
4. Do të qëndroni më shumë seç duhet në kafene.
5. Mund të ndodhë që të mos e pëlqeni degën që keni zgjedhur dhe kjo është mëse normale. Nëse në gjimaz ju duhej të mësonit 2-3 faqe për secilën lëndë, në universitet keni një kapitull. Kërkojmë ndjesë nëse ndiheni pak të frikësuar tani.
6. Kuptoni që është ok nëse vendosni të ndërroni degë vitin tjetër. Mos u panikosni. Në disa raste, studentët nuk e gjejnë veten në degën që kanë zgjedhur, ndaj mund të zhvendoseni në një tjetër program studimi.