Moda

Përfundimisht, Armina Mevlani nuk ka lidhje me nusen tradicionale

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2019

Përfundimisht, Armina Mevlani nuk ka lidhje me nusen tradicionale

Armina Mevlani, ndonëse karakterizohet nga ëmbëlsia në pamje, nuk ka asnjë lidhje me fustanet e princeshave kur bëhet fjalë për dasmën. Ajo mbylli koleksionin “Romance” në Class Fashion Show duke u shfaqur e veshur me një fustan aspak tradicional.

Përfundimisht, Armina Mevlani nuk ka lidhje me nusen tradicionale
Photo Courtesy of @revista_class

Siç mund ta shihni, vihet re qasja moderniste e Arminës, e cila bashkëpunoi me stilisten e koleksionit “Romance”, Livia Myftarin. Pjesa e sipërme ngjason me një bluzë të shkurtër, që bie në sy nga frudat e theksuara në pjesën e krahëve, ndërsa pjesa e poshtme e veshjes vjen në prerje asimetrike dhe e fryrë përmes tylit. Shtojmë edhe vellon-çadër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Amina vërtetoi edhe njëherë se kur të bëhet nuse, fustani do të jetë i paharrueshëm, i veçantë dhe aspak minimalist.

Përfundimisht, Armina Mevlani nuk ka lidhje me nusen tradicionale
Photo Courtesy of @revista_class

Në fund të shtatorit, blogerja postoi edhe një foto të Bella Hadid në sfilatën e  Viviene Westwood, shoqëruar me mbishkrimin “si do të dukem unë nuse”. Fustani i Westwood u frymëzua nga Marie Antoinette dhe ka mëngë të fryra prej tyli, një fund të tejdukshëm që i ngjason një ujëvare dhe një korse në pjesën e sipërme.

Përfundimisht, Armina Mevlani nuk ka lidhje me nusen tradicionale