
Fansat e Kim Kardashian janë shumë të zhgënjyer nga fustani që ajo zgjodhi për ceremoninë e pagëzimit të fëmijëve. Pak ditë më parë, Kim dhe Kourtney, morën fëmijët, udhëtuan drejt Armenisë dhe u pagëzuan. Natyrshëm, postuan foto nga ky moment i rëndësishëm.
“Faleminderit Armeni për këtë udhëtim të paharrueshëm,” shkruan Kim në një foto të sajën dhe të North. “E konsideroj bekim pagëzimin bashkë me fëmijët e mi në Mother See of Holy Etchmiadzin, katedralja kryesore e Armenisë, që ndonjëherë njihet edhe si Vatikani i Kishës Apolistike Armeniane. Kjo kishë u ndërtua në 303 pas Krishtit.”
Siç mund ta shihni, Kim është e mbuluar kokë e këmbë dhe veshja ngjan e përshtatshme për një ceremoni të tillë, por disa cepa konservativë të internetit e konsiderojnë turp faktin që fustani është pas trupit.
Komentet variojnë nga “nëse u pagëzove, pse s’u veshe si duhet,” në “veshja është pakëz e ngushtë për një pagëzim,” në “çfarë veshjeje e papërshtatshme për një moment kaq të respektueshëm,” e deri në “pse do të vishje një fustan të tillë në kishë.”