Dje, në festën e promovimit të parfumit të Joni Peçit, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi ishin dy prej të ftuarve dhe bashkë, realizuan këtë video domethënëse. "Ishim te promovimi i parfumit të Joni Peçit, u kënaqëm shumë. Përballë kemi dhe ca njerëz të tjerë, por s'duan të dalin," thotë Jonida. "Ne dolëm," përmbyll Romeo me një shkelje syri.
Vieë this post on Instagram
Më pas, Romeo postoi këtë foto me përshkrim “Mission Impossible 9,” nën të cilën Jonida komentoi disa zemra të zeza.
Dyshja përflitet se janë bashkë që prej majit të këtij viti, por kanë refuzuar të flasin rreth kësaj sa herë janë pyetur. Edhe kur u publikua videoja e famshme në pishinë, nuk u prononcua asnjëri. Sidoqoftë, Romeo ka thënë se ka dashuruar vetëm një herë në jetë: Këtë herë.