“Këto dië të ftohta, do t’ju sjell pak dashuri,” shkroi Big Mama në Instagram, në një foto ku pozon përkrah modelit turk Serhat Kaynarpinar. Të njëjtat foto, ku dyshja pozon buzë detit, janë shpërndarë edhe nga modeli, me mbishkrimin “Të dua”.
Disa ndjekës pyesin nëse “bëhet fjalë për ndonjë videoklip”, ndërsa disa të tjerë urojnë “çiftin e ri”.
Kaynarpinar ka shpërndarë edhe një artikull ku shkruhet “Big Mama në lidhje me aktorin turk Serhat Kaynarpinar”. I referohen si aktor për shkak se modeli ka luajtur në një serial turk, “Më fal”.
Big Mama nuk ka reaguar ende, por nisur nga fakti që Serhat ka marrë pjesë edhe në videoklipe të tjera, gjasat janë që të mos jenë në një lidhje.
Përsa i përket romancës, këngëtarja pranoi në maj të 2017-s se ishte në një lidhje me dikë, pa dhënë më shumë detaje. Pak muaj më pas, Big Mama zbuloi për Prive se është në një marrëdhënie me Arsimin dhe u shpreh shumë e dashuruar.
Deklarata e saj u mor si një fejesë e fshehtë dhe si rrjedhim, një dasmë e ardhshme. Shkurt pas kësaj, u aludua se këngëtarja e kishte shtyrë dasmën për shkak të angazhimeve të tjera.
E ftuar në “Thumb” në nëntor të dy viteve më parë, Big Mama tha: “S’kam thënë ndonjëherë që jam e fejuar apo se do të bëj dasmë. Madje po e them këtu për herë të parë, s’jam as e lidhur.”
Si më herët, nuk dha asnjë detaj mbi arsyet apo gjithë ç’nuk funksionoi në marrëdhënien e saj.