Nëse dy javët e fundit keni shtuar në peshë dhe s’po e gjeni pse-në, kontrolloni pak oraret e gjumit. Defiçitet e gjumit apo një gjumë i keq ndikon në performancën e ditës tjetër në mënyra nga më të ndryshmet. Një pasojë jo pak me rëndësi është shtimi në peshë. Studime të shumta kanë treguar se mungesa e gjumit na bën të shtojmë në peshë.
Nëse flini më pak nga orët që rekomandohen për moshën tuaj, do të ndiheni jo produktivë, me më pak energji, më nervozë dhe më të shëndoshë. Kjo, sepse ditën tjetër pas një gjumi të keq do të keni tendencën për të ngrënë ushqime me shumë kalori dhe yndyrna! Tani, bën sens apo jo?!
Nuk flemë mjaftueshëm, hamë ushqime me shumë kalori (që nuk i djegim dot) dhe si rezultat, shtojmë në peshë. Ekspertët besojnë se ka një lidhje mes mungesës së gjumit, hormoneve të ngopjes dhe urisë së tepërt. E kuptoni pse një sandwich i madh është gjithçka që ju haet pas një nate të kaluar jashtë?! Pasojat i mësuat kështu që sekreti qëndron tek stili i jetës që bëni.
Sidoqoftë, tani flini të qetë dhe nesër mendohuni mirë për çfarë lexuat këtu.