Original

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo gay?

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2019

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Partizanët shqiptarë që puthen në buzë është një foto e vjetër. Goxha e vjetër. Fotoja është realizuar në vitin 1944, ditën e çlirimit të Tiranës dhe fitores së partizanëve. Prandaj, kur u publikua nga Arkiva e Shtetit, titullohet “1944/Puthja e burrave.” Të dyja fotot e bëra në atë moment, një me puthje dhe një pa, duket se janë objekt diskutimi prej 75 vitesh.

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Kjo foto është diskutuar disa herë. Së pari, personat përgjegjës të partisë të asaj periudhe, vendosën që këto foto të mos ruheshin, gjë që shpjegon shenjat e kryqeve. Sidoqoftë, ato i mbijetuan kohës, shpjegon ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.

Së dyti, u diskutuan në media online në vitin 2016, kur fotoja e puthjes mori popullaritet. Atëherë pati zanafillën dyjëzimi i opinionit publik: A janë gay apo thjesht vëllezër sovjetikë?

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

I njëjti diskutim u mbajt në Tumblr:

Dhe në Instagram, pak muaj më parë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Two Albanian gay partisans kissing in Tirana (1944) The kiss took place on Kavaja street.

A post shared by Untold stories of Albania (@untold.stories.of.albania) on

Ka dy shkolla mendimi. Gjysma e komentuesve thonë se bëhet fjalë për një puthje vëllazërore sovjetike. Kjo puthje është një formë e veçantë përshëndetjeje mes pushtetarëve të shteteve Marksist-Leniniste dhe vetë akti përfaqëson lidhjen e fortë mes këtyre shteteve. Puthja vëllazërore sovjetike konsiston në një përqafim të kombinuar me tre puthje në secilën faqe. Kur dy liderët e konsideronin njëri-tjetrin miq të ngushtë, putheshin në buzë dhe jo në faqe.

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Puthja vëllazërore u bë e famshme nga Erich Honecker dhe Leonid Brezhnev, që u fotografuan gjatë ritualit. Fotoja u bë shumë e famshme dhe më vonë u pikturua si mural në murin e Berlinit me nënshkrimin “Oh Zot, më ndihmo t’i mbijetoj kësaj dashurie vrastare.”

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Ka plot instanca ku demonstrohet puthja sovjetike. Këtu, diktatori Josef Stalin qëndron stoik teksa piloti Valery Chkalov tenton ta puthë (1936).

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Në 1937, Stalini ia mori dorën puthjeve dhe puth pa u përmbajtur një tjetër pilot, Vasily Molokov.

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Personazhi i tretë nga e majta është lideri sovjet Nikita Khrushchev që puth kozmonautët e kthyer në tokë shëndoshë e mirë.

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Këtu shfaqen dy ushtarë të Ushtrisë së Kuqe që porsi partizanët shqiptarë kremtojnë me një puthje fitoren mbi Gjermaninë naziste.

Partizanët shqiptarë puthen në buzë: Vëllezër apo

Për më shumë foto burrash sovjektikë që puthin burra të tjerë sovjektikë, klikoni këtu.

Ideja është që asokohe, të puthje shokët në buzë s’ishte e rrallë. Një moment i veçantë patjetër, por jo i çuditshëm.

Ama, gjysma tjetër e komentuesve thonë se pikërisht falë përhapjes së puthjes vëllazërore, këta dy partizanë gay gjetën rastin të përqafohen në pasion pa u ndjerë në rrezik në një shtet ku homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm. S’kemi asnjë provë që thotë të kundërtën, kështu që pse të mos e lexojmë kështu foton e famshme. Fundja, statistikisht, s’ka mundësi të mos ketë pasur partizanë gay. Sepse nëse ju shpëtoi, gay ka pasur gjithmonë, nuk janë shpikje të shekullit të ri.

Për t’i dhënë fund këtij debati të pashuajtshëm, ju lëmë me këto fjalë: Nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi nëse ishin gay dhe përdorën puthjen sovjetike për t’i shprehur diçka njëri tjetrit. Nuk ka rëndësi nëse s’ishin gay dhe ndoqën shembullin e kokave të shtetit. Por, nëse ju shqetëson shumë e para, duhet të bëni një bisedë të gjatë me veten. Si mund të jesh homofobik në 2019-n?