Showbiz

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti Currit te ‘E diell’

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti

Olti Curri është pjesë e “E diell”, ku do të komentojë pjesëmarrësit në rubrikën “PërPuthen”, një rubrikë në të cilën dy vajza njihen me dy djem konkurrentë dhe zgjedhin njërin prej tyre. Pra, Olti Curri dhe Fjoralba Ponari janë në të njëjtin ambient pune.

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti

E pyetur nga një ndjekës/e në Insta Stories, në lidhje me raportin me Oltin, Fjoralba u shpreh: “Nuk do të bëhemi papritur shokë të ngushtë jo. Ama, do ta respektoj për pozicionin që ka te ‘E diell’.”

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti

Mesa duket debati i ashpër i përket të kaluarës. Periudhë paqeje në horizont.

Në filim të majit, Olti Curri publikoi një fragment disa sekondësh të Fjoralba Ponarit në skenën e “E diell,” ku ajo dëgjohet të thotë, “sot, të jesh e bukur nuk është thjesht çështje fati. Është çështje profesionalizmi.” Fill pasi fjalia ndërpritet këtu, Curri ironizon deklaratën duke thënë se një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon[...]”.

Deklarata në fjalë vijon kështu: Sot, të jesh e bukur nuk është thjesht çështje fati. Është çështje profesionalizmi, është të zgjedhësh klinikën e duhur.

Ponari nuk ngurroi të reagonte në komente. Ja ndërveprimi:

Ponari: E mo, po mos i prit sipas qejfit videot promocionale.
Curri: Prite, qepe si të duash. Lapsusi ishte yll.
Ponari: Çështja është se po ta ofroje të plotë, s’do të kishe ç’të ironizoje këtu e ç’të kënaqje popullin.
Curri: Me thënë të drejtën, kaq sa ke thënë mjafton. Nuk ka rëndësi çfarë ke thënë në vazhdim sepse lapsusi është në këtë që thua. ‘Fatmirësisht, sot, të lindesh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi.’ Sipas teje, të lindesh e bukur nuk është vetëm fat, por edhe profesionalizëm? Si lind i bukur me profesionalizëm? Duke ndërhyerë në laboratorët e gjinekologjisë në ADN? Nëse ishe duke i bërë reklamë laboratorëve të paligjshëm të ndërhyrjes në gjenetikën njerëzore, atëherë tërhiqem.

Më pas, Ponari iu drejtua ndjekësve të saj në Instagram për një sqarim të fundit.

“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar, le të shkojë të argëtohet pak. Histori e gjatë, thënë shkurt, unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por, qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja normalisht do të humbiste efektin parodik, kështu që, e gjymtojmë. Kjo bën një të mirë ama. Gjithë njerëzinë e palumtur i bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojmë lart e poshtë antibullizmin pastaj!” shkroi ajo.

Pas reagimit të Fjoralbës në InstaStory, Olti shkroi:

“Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia, jo nga padituria. Bullizëm? As në Google nuk di vallë të notojë se me librat kushedi kur është përballur për herë të fundit. Bullizëm është rasti i asaj vajzës së ndjerë që u nga nga jeta para pak ditësh prej dhunës dhe kërcënimeve, nuk është humori në Instagram, Portokalli apo Duplex me njerëzit e ekranit. Kujdes me termat që hapin plagë, injoranca thonë italianët është bekim, po në këtë rast është mallkim.”

Më pas, moderatorja reagoi sërish:

“Ty turp të të vijë që sjell raste tragjike si ai i së ndjerës në këtë mes, për diçka që është mes meje dhe teje; flet dhe për plagë sociale pale. Ndërsa rasti i debatit, ku unë kthehem në tabelë ofendimesh nga më të rëndomtat, ushqyer fillimisht nga 'humori' yt, si njeri që ke influencë, quhet bullizëm kibernetik. Të fton të hapësh literaturat që të kuptosh gjithëkuptimet e termit që i trembesh aq shumë. Me këtë rast kupton kush është i palexuari në këtë mes. Këtu mbyll çdo lloj replike me ty!”

Në korrik, producentja Dalina Buzi, e ftuar te "E diell", improvizoi një takim të ngjashëm me një intervistë pune për të zgjedhur vajzën e gjashtë të “Hostel by Anabel”. Personazhet që morën pjesë në lojë qenë moderatoret e “E diell”, përfshirë këtu edhe Fjoralba Ponarin.

"Ishte një debat me Olti Currin. Reagimin e parë e kuptova, por reagimi i dytë mua m’u duk pak i tepërt” u shpreh Buzi referuar faktit që të tilla komente do të jenë të pranishme gjithnjë për aq kohë sa bëhet fjalë për personazhe publike, e sidomos për njerëz të ekranit.

“Nuk dua ta trajtoj si rast specifik, sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj. Përsa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll" u përgjigj Ponari.

Pas kësaj, Olti tha:

“Imazh!!! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh! Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion). Ngjarja që e bëra të famshme se deri në atë kohë qëndronte (çështë e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit. (Kur flitej për emisionin në mesin e publikut, gazetarëve dhe bloggereve ishte: Ajo bjondja që del me Manushin dmth jo Marina ajo tjetra.) Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prap nga turma, ku do t’i kthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë."

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

After fierce debate, Fjoralba Ponari talks about Olti Curri's position at 'Sunny'

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti

Olti Curri is part of Sunny, where she will comment on participants in the "Match" section, a section in which two girls meet two competing boys and choose one. So, Olti Curri and Fjoralba Ponari are in the same working environment.

Pas debatit të ashpër, Fjoralba Ponari flet për pozicionin e Olti

Asked by a follower on Insta Stories about his relationship with Olt, Fjoralba said: "We will not suddenly become close friends no. But I'll respect him for his position in 'Sunny.'

The fierce debate seems to be about the past. Period of peace on the horizon.