Anabelizim

Skeçi i ‘Alpazar’ dhe e vërteta tronditëse për burrat shqiptarë

Skeçi i ‘Alpazar’ dhe e vërteta tronditëse për

Një vajzë me fustan të shkurtër i afrohet stacionit të autobusit. Në pamje të parë, thjesht do të presë në paqe linjën e saj dhe të hipë, si shumëkush. Por nuk mundet sepse në stacion, bashkë me të ndodhet një tufë burrash që po t’i quash të pataktë, u bën kompliment.

Kështu nis një skeç i vjetër i ‘Alpazar’ nga nëntori i 2015-s. Titullohet “Po kjo kush qenka” dhe mund të interpretohet vetëm si realiteti i hidhur nën petkun e humorit.

Vajza nuk thotë as një fjalë, kur e ngacmon polici, tironci, elbasanlliu apo vlonjati. Secili pret rradhën e tij, si të ishte një puntatë spontane e “The Bachelor,” dhe provojnë fatin me bukuroshen që po sheh terezinë e saj. Policit i bie të fiktë në këmbët e saj, tironci dyshon se është e huaj ngaqë s’i përgjigjet, elbasanlliu mendon se është nusja që i ka gjetur e ëma, vlonjati i thërret “ej” dhe “uo” aq herë, sa të shkaktohen morrnica nga bezdia.

S’ju vëmë faj nëse qeshni. Edhe publiku qeshi. Por nëse jeni grua, është thuajse e pamundur të mos e mendoni veten në vendin e aktores në skeç. Imagjinojeni sikur kjo skenë t’ju ndodhte vërtet. Gjithmonë, nëse s’ju ka ndodhur deri më sot. A nuk ndihesh në rrezik në praninë e gjithë atyre burrave që marrin iniciativën të të flasin, të të prekin me gisht, të të afrohen aq shumë, të mos dorëzohen? A nuk trembesh se mos situata përshkallëzohet dhe fjalët dhe ngacmimet shndërrohen në diçka më shumë? Mos vallë nuk po e bën mjaftueshëm të qartë që je aty për të pritur dhe jo për t’u objektivizuar në gjoks dhe shalë? Çfarë duhet të bësh që të të lënë rehat? Già po shihje terezinë tënde. Çfarë më shumë se kaq?

Gjithçka përfundon kur vajza lë të kuptohet se nuk po priste autobusin, por të dashurin e saj, luajtur nga Agron Llakaj. Pra, kur bëhet e qartë që ajo i përket dikujt tjetër, burrat humbasin interesin dhe heqin dorë sepse respektojnë pronësinë e atij mbi vajzën, por jo dëshirën e saj për të mos i folur kush. Në këtë situatë, respekti aplikohet vetëm mes burrash.

Në Shqipëri, burrat do ta gjejnë gjithnjë të drejtën për të të folur, për të të thirrur me emra frutash, për të të premtuar netë të zjarrta, të ardhme të sigurta dhe lekë. Fakti që e gjejnë këtë të drejtë, e rrëmojnë nga diku, nuk do të thotë që e kanë. Një vajzë që pret autobusin, një vajzë që vesh fustan të shkurtër, një vajzë e bukur, një vajzë me të treja këto tipare, thjesht do të shikojë punët e saja, pa u ndjerë në rrezik nga një turmë hormonesh me dy këmbë dhe mustaqe që mendojnë se nëse përpiqen fort, mund ta shtijnë në shtrat.

Ky skeç, sado i cekët të ngjajë, është bazuar në ngjarje të vërteta, sepse dikush, diku, o i ka bërë këto veprime përçmuese, o ka qenë subjekt i tyre.

Nga Alberta Kamenica

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

'Alpazar' sketch and shocking truth for Albanian men

Skeçi i ‘Alpazar’ dhe e vërteta tronditëse për

A girl in short dress approaches the bus stop. At first glance, it will simply wait for its line in peace and ride like so many. But it can't because at the station with him is a bunch of men complimenting them if you call them inaccurate.

So begins an old sketch of 'Alpazar' from November 2015. It's titled "Who's That" and can only be interpreted as the bitter reality under the guise of humor.

The girl does not say a word when harassed by police, tyrants, elbasanlli or Vlora. Everybody awaits his turn, as if he were a spontaneous workhorse of "The Bachelor," and they try their luck with the beauties who see it all. The policeman falls to her feet, the tyrant suspects he is a stranger for not answering, the elbasanlli thinks he is the bride who found his mother, the Vlora calls him "hey" and "uo" as often as they cause morrnica from annoyance.

We don't blame you if you laugh. The audience laughed too. But if you're a woman, it's almost impossible not to think of yourself in the actor's sketch. Imagine if this scene really happened to you. Always, if it hasn't happened to you today. Do you not feel in danger in the presence of all those men who take the initiative to speak to you, to touch you, to approach you so much, not to give up? Do you not fear that the situation will escalate and words and harassment become something more? Aren't you making it clear enough that you are there to wait and not to be objectified in your chest and saddle? What do you need to do to make you comfortable? Gia you were seeing your sobriety. More than that?

It all ends when the girl hints that she was not waiting for the bus but her boyfriend, played by Agron Llakaj. So when it becomes clear that she belongs to someone else, the men lose interest and give up because they respect his ownership of the girl, but not her desire not to talk to anyone. In this situation, respect applies only to your gender.

In Albania, men will always find the right to speak to you, to call you by fruit names, to promise you fiery nights, secure futures and money. The fact that they find this right, they dig it from somewhere, does not mean that they have it. A girl waiting for the bus, a girl wearing a short dress, a pretty girl, a girl with all three of these traits, will just watch her work without feeling threatened by a crowd of two-legged hormones and a mustache think that if they try hard, they can put him to bed.

This sketch, however shallow it may seem, is based on real events, because someone, somewhere, has done these despicable acts, or been the subject of them.