Showbiz

Ekskluzive! Einxhel Shkira: ‘Pse u largova nga E Diell’

Ekskluzive! Einxhel Shkira: ‘Pse u largova nga E Diell’

Sezoni i ri i “E diell” e gjeti Einxhel Shkirën moderatore të rubrikës “Beauty”, ku garojnë 8 parukierë dhe 8 artistë grimi, ndërkohë që në sezonin e kaluar ajo drejtonte një rubrikë me sfida të ndryshme, me në qendër personazhe të njohur. Megjithatë puntatën e fundit të “E diell”, Shkira nuk ishte e pranishme në program, gjë që ngriti dyshime për një largim të saj.

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel u shpreh se është larguar nga “E diell”, për shkak se “nuk e ka gjetur plotësisht veten në rubrikën Beauty”.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të 'E diell' nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës 'Beauty'. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por mesa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh (qesh). Por gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e 'E diell',  Edi Manushi, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure shumë të bukur, pa harruar edhe stafin më të cilin kam bashkëpunuar.”

E pyetur në lidhje me planet e asaj të ardhshme në televizion, moderatorja theksoi se për momentin po merr pak kohë për të shqyrtuar gjërat.

“E çuditshme sa shpejt përhapet lajmi. Unë kam patur oferta ende pa finalizuar largimin tim nga 'E diell', por për momentin, po marr pak pushim dhe po i shqyrtoj gjërat ashtu siç nuk më karakterizon, me qetësi (qesh).”

REELS

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Exclusive: Genghis Shkira talks about leaving Sunny

Ekskluzive! Einxhel Shkira: ‘Pse u largova nga E Diell’

The new season of "Sunny" found Eindjel Shkira as the moderator of the "Beauty" category, where 8 hairdressers and 8 makeup artists compete, while last season she directed a series of different challenges, centered on famous characters . However, Shkira's last workout of "Sun" was not present on the program, which raised doubts about her departure.

Contacted by Anabel.al, Eingel said she left "Sunny" because she "did not fully find herself in the" Beauty "category.

"To be honest, the first week of airing the new season of 'The Sun' I was not finding myself in the role assigned to me as a presenter of the 'Beauty' category. I believe each of us in that program has been chosen to be there for something authentic that it offers, and this season, due to a change of structure and new authorial concept, I was feeling like I was losing what I think characterizes me. and it distinguishes me: spontaneity and naturalness. With all the respect I have for my colleagues who feel very comfortable in structured formats, where the role of presenter is more of an information conveyor, I am by nature unrelated to this kind of scheme. I like being involved in what I present and if I don't feel comfortable with it I find it hard to keep up. I'm sorry I made this decision a week after the program started, but from what I've seen, I'm pretty sure my absence didn't cause any major damage (laughs). But anyway, I would like to point out, that my detachment is only related to my personal professional goals. I have the greatest respect for the producer of 'Sunny', Edi Manushi, who believed in me and made me a part of this beautiful adventure without forgetting the staff with whom I collaborated. ”

Asked about her plans for the future on television, the moderator said that for the moment, she is taking some time to consider things.

"Strange how quickly the news spread. I've had offers yet to finalize my departure from Sun, but for the time being, I'm taking some rest and looking at things as it doesn't, calmly (laughs). "