Horoscope

Na thuaj vetëm shenjën e horoskopit të të themi çfarë e dashure je!

Na thuaj vetëm shenjën e horoskopit të të themi

Nuk na duhet asgjë tjetër për të kuptuar çfarë e dashure je. Mjafton të dimë shenjën e horoskopit për të t'i thënë dy-tre të vërteta në sy. Vazhdojmë?

Dashi: E dashura e sinqertë

Dash, nuk je nga ato që bëjnë furça. Karakteri yt shpërfaqet në çdo moment të lidhjes dhe të jetës tënde, që nga puna tek njerëzit me të cilët del. Mund të jesh pak me hënë, ndaj është paksa e vështirë për partnerin që ta kuptojë sesi dikush kaq pragmatik mund të preket kaq shpejt. Por nëse e gjen atë që e kupton natyrën tënde të veçantë, je zjarri vetë!

Demi: E dashura e logjikshme

Je shumë praktike, Dem; këtë e reflekton edhe në njohjet me njerëz që të interesojnë. Nëse ka nga ata njerëz që fiksohen pas partnerëve që vetëm sa i stresojnë, me ty kjo nuk ndodh. Ti e mendon mirë dhe nuk kapesh me ata që nuk të japin atë çfarë kërkon. Nuk shkel në dërrasë të kalbur, por kjo nuk do të thotë se je e mërzitshme. Fundja, pse të lodhesh kot me dikë që është shumë kot, por e dashuron veten aq shumë sa është e pamundur të krijosh një marrëdhënie dyshe me të? Mund të mos kesh të njëjtin pasion, por njeriu që ti zgjedh do të dijë të të bëjë të ndihesh mirë.

Binjakët: E dashura aventuriere

Je e prirur drejt gjërave të reja dhe kjo të bën tejet sharmante. Partnerët e tu tërhiqen shumë nga dëshira jote për të luajtur, eksperimentuar. Je shumë interesante sepse ke gjithmonë ide të reja për takimet. Festivale filmi, festa e tallavasë, shtëpia e braktisur në fund të rrugës? Me ty ka gjithmonë diçka të re për të parë.

Të pëlqejnë njerëz që janë po kaq me vetëbesim sa ti, edhe pse brenda mund të mos jesh kaq e sigurt në vetvete. Shpesh je nervoze, dhe kjo të bën të kesh sarkazëm therëse. E ndërsa partnerët e dashurojnë sensin tënd të aventurës, ka disa njerëz që thjesht nuk e pranojnë dot pavendosmërinë tënde.

Gaforrja: E dashura me kripë

Je një qaramane e lindur dhe ti e di, Gaforre e dashur. Thjesht nuk të mbushet mendja që dikujt i pëlqen vërtet, edhe kur kjo është mëse e dukshme! Ky është burimi i problemeve të tua në marrëdhënie. Përgjithësisht, shkon shumë me ata që kanë një mendje me ty, por kujdes mos bie në kurthin e të rënit në dashuri me një kopje tënden sepse nuk është më dashuri. Pesimizmi i dyfishtë nuk është diçka e mirë, edhe nëse të duket sikur askush nuk është më i mrekullueshëm se dikush që e urren botën po kaq sa ti.

Megjithatë, ata që dalin me ty e kanë të sigurtë qejfin. Lidhesh shumë intensivisht me partnerët dhe kjo të bën tërheqëse. Për të mos folur për seksin: FANTASTIK. Eh, po të mos ishin ato pasiguritë që të bëjnë të humbësh marrëdhënie që ia vlejnë, do ishe e dashura perfekte.

Luani: E dashura që del e tepron!

Oh, Luaneshë e bukur rrëzëllitëse. Ti me siguri as që do ta lexosh këtë sepse e di vetë veten, por disa shokë të etiketuan dhe ja ku jemi. Je një yll, një yll që e di që është yll. Je aq tërheqëse sa çdokush do të binte në dashuri me ty. Shumë shpejt. Nuk luan me njeri sepse, është e qartë: kush ka kohë! Nëse dikush të pëlqen, bën mirë të ta shprehë në mënyrat më të dukshme. E kemi fjalën për ato propozimet që bëjnë bujë në internet. Ti meriton vetëm gjëra të jashtëzakonshme.

Nëse dikush është aq me fat sa të marrë vëmendjen tënde, je partnerja më e dashur, më besnike. Të tjerët vdesin të flirtojnë me ty sepse je shumë kontroversiale, e shpejtë në reagim ose shkurt, shpirti i festës. Ndonjëherë të thonë se je shumë e përqëndruar tek vetja, por edhe çfarë pastaj?

Virgjëresha: E dashura që bën gjithçka

Gjithmonë duke punuar shumë dhe duke bërë më të mirën. Kjo është shumë tërheqëse për ata që u pëlqen sepse je e pavarur. Je analitike, i bën gjërat me kokë, madje edhe dashurinë e kthen në metodike. Partnerët e dashurojnë pjekurinë e ndërthurur me ndjeshmërinë. Ndonjëherë, shqetësohesh nëse je shumë e mërzitshme dhe beson se do të duhej të ishe më spontane. Por mos ji e pasigurtë! Ata janë me ty sepse kanë zgjedhur të vlerësojnë tërësinë tënde.

Megjithatë ndonjëherë e vë veten në plan të fundit. Nuk është e nevojshme të harxhosh 35 orë të ditës për t’i bërë të dashurit dhuratën ideale të Shën Valentinit, sepse ata nuk e arrijnë dot ndjeshmërinë tënde prej Virgjëreshe.

Peshorja: E dashura që nuk e di sa e mirë është

E dashura Peshore është mbretëresha e nënvlerësimit të vetes përpara partnerit. Zgjohu dhe mjaft kërkove falje! Të duket se mund të jesh duke e bërë gjithçka gabim, por duhet të mendosh së pari për veten. Ndonjëherë shpërthen në përballjet me partnerin dhe kjo është diçka e mirë sepse komunikon hapur, çështja është se nuk e bën gjithmonë në kohën dhe me njeriun e duhur. Ke shumë sharm, ndaj është e çuditshme pse ke gjithmonë ndjesinë sikur të mungon diçka.

Akrepi: E dashura e zjarrtë

Pse dashurohemi me Akrepët? Sepse të gjithë jemi paksa mazokistë. Shaka: por ju e dini ku e kemi fjalën, apo jo? Akrepi që e merr çdo gjë me pasion, intensivitet, ndonjëherë është pakëz posesiv por, thjesht e di ç’është më e mira për një marrëdhënie.

Përfshihesh shumë dhe do të sundosh, je edhe e vetëdijshme për këtë. Partnerët e dinë se je më e mira në krevat dhe je krenare për këtë, me të drejtë! Gjithçka, gjithçka e bën me përkushtimin maksimal, kështu edhe në dashuri.

Edhe diçka: ish-ët e tu mund të kenë pakëz frikë.

Shigjetari: E dashura më argëtuese

Shigjetar, ti je mjeshtre e lojës me zjarrin. Personi më argëtues në shoqëri dhe të gjithë ty të pyesin për vendime që kanë të bëjnë me qejfin. Shumë sharm, shumë humor; këto janë disa nga gjërat më joshëse.

Ke prirjen të nxjerrësh në pah anën pozitive tek kushdo, çka është e mirë sepse ndonjëherë neutralizon anët e tyre negative. Por ndonjëherë mund të tregosh mungesë realizmi. Një këshillë: mjaft mbajte shoqëri me ish-ët!

Bricjapi: E dashura e pjekur

Je “mami’ i grupit dhe me thënë të drejtën, je ajo që mban pantallona në një lidhje. S’ke ç’të bësh! Kështu je, o Bricjap i përgjegjshëm. Partnerët e dashurojnë faktin që s’kanë pse të kujdesen për ty, sepse e dinë që ia del vetë. Ndonjëherë je disi indiferente dhe pesimiste, çka mund t’i bëjë partnerët të mendojnë gjëra që nuk janë. Por nëse gjen dikë të nivelit tënd (nëse ka ndonjë, hehe), e ke rrugën vaj!

Ujori: E dashura e pavarur

“Mos je e mërzitur me mua?”, është një prej mesazheve që merr më shpesh një partnere e shenjës së Ujorit. Ke nevojë për hapësirën tënde dhe të duket e pakuptueshme që partneri të mos e respektojë. Je shumë e përkujdesur, shumë besnike, shumë mbështetëse, por thjesht nuk ke kohë për vogëlsira. Nëse dikush bën diçka që të nervozon, aq ishte: u fshi.

Gjithashtu, je e paparë në shtrat.

Peshqit: E dashura e ndjeshme

Je një partnere aq e ndjeshme dhe ke aq shumë dashuri për të dhënë, sa asnjë nga debilët që të pëlqejnë, nuk e meriton. Dëgjoji miqtë e tu kur të thonë se s’u pëlqen fiksimi yt i fundit, thjesht të njohin dhe duan të kujdesen për ty. Ana jote e ndjeshme prej artisti rrëzëllin kur je në një lidhje: bëhesh poetike, romantike, dëgjon këngët më lotndjellëse të mundshme.

Edhe partneri e vlerëson këtë anë tënden dhe i pëlqen kur ti i tregon këngë dhe filma të rinj. Je aq e dashur dhe aq empatike, saqë mund ta bësh këdo të ndihet mirë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Just tell us the horoscope sign to tell you what girlfriend you are!

Na thuaj vetëm shenjën e horoskopit të të themi

We need nothing else to understand what love you are. It is enough to know the sign of the horoscope to tell two or three truths in your eyes. We continue?

Dashi: Honest girlfriend

Dash, you're not one of those brushes. Your character emerges at every moment of your relationship and life, from working with the people you come up with. You can be a little bit of a moon, so it is a little difficult for your partner to understand how someone so pragmatic can be affected so quickly. But if you find one that understands your special nature, you are the fire itself!

Taurus: The logical girlfriend

You're very practical, bull; this is also reflected in acquaintances with people who are interested. If there are those people who get fixated on partners who are just stressing them out, that doesn't happen to you. You think well and don't cling to those who don't give you what you want. It doesn't tread on rotting boards, but that doesn't mean you're boring. After all, why toiled in vain with someone who is very vain but loves himself so much that it is impossible to establish a double relationship with him? You may not have the same passion, but the person you choose will know how to make you feel good.

Gemini: Adventure girlfriend

You are leaning towards new things and that makes you extremely charming. Your partners are very drawn to your desire to play, experiment. You're very interesting because you always have new ideas for meetings. Movie festivals, weavers' festivals, abandoned house at the end of the street? With you there is always something new to see.

Loving people who are just as confident as you are, although inside you may not be so confident in yourself. You're often nervous, and that makes you slaughter sarcasm. And while partners love your sense of adventure, there are some people who just can't accept your indecision.

Crab: Girlfriend with salt

You're a born crook and you know, dear crab. Just do not get overwhelmed by the fact that one really likes it, even when it is obvious! This is the source of your relationship problems. Generally, you go a long way with those who have a mind with you, but be careful not to fall into the trap of falling in love with your copy because it is no longer love. Double pessimism is not a good thing, even if it looks like no one is more wonderful than someone who hates the world just like you.

However, those who go out with you are sure to enjoy it. You connect with your partners very intensively and that makes you attractive. Not to mention sex: FANTASTIC. Well, if it weren't for the insecurities that make you lose relationships that are worth it, you would be the perfect girlfriend.

Lion: The girlfriend who goes too far!

Oh, beautiful glittering Lioness. You probably won't even read this because you know yourself, but some friends tagged you and here we are. You're a star, a star you know is a star. You are as attractive as anyone would fall in love with you. Very soon. It doesn't play with anyone because, it's obvious: who has time! If anyone likes you, it is best to express it in the most obvious ways. We are talking about those proposals that make a lot of noise online. You deserve only extraordinary things.

If someone is lucky enough to receive your attention, you are the most loving, most loyal partner. Others die flirting with you because you are too controversial, quick to respond or in short, the holiday spirit. Sometimes they say you are too focused on yourself, but what then?

Virgo: The girlfriend who does everything

Always working hard and doing your best. This is very appealing to those they like because you are independent. You're analytical, you do things head-on, and even love turns methodical. Partners love maturity combined with empathy. Sometimes, you worry if you are too boring and believe you should be more spontaneous. But don't be insecure! They are with you because they have chosen to value your wholeness.

Yet sometimes I put myself in the forefront. You don't have to spend 35 hours a day making your loved ones the ideal Valentine's Day gift because they can't reach your virgin sensitivity.

Libra: Girlfriend who doesn't know how good she is

Girlfriend Scales is the queen of undervaluing herself in front of her partner. Wake up and apologize profusely! It looks like you might be doing everything wrong, but you have to think about yourself first. Sometimes it breaks out in confrontations with a partner and this is a good thing because he communicates openly, the point is that he does not always do it in the right time and with the right person. You have a lot of charm, so it's strange why you always feel like you're missing something.

Scorpio: The fervent girlfriend

Why do we fall in love with Scorpions? Because we are all a bit masochistic. Joke: but you know where we mean, right? The scorpion who takes everything with passion, intensity, is sometimes a bit possessive but just knows what is best for a relationship.

You become very involved and you will rule, you are aware of it. Partners know you're the best in bed and you're proud of it, right! Everything, everything does with utmost devotion, so does love.

One more thing: your ex may be a little scared.

Sagittarius: The most fun girlfriend

Sagittarius, you are the master of the game of fire. The funniest person in society and all of you to ask about decisions about having fun. Lots of charm, lots of humor; these are some of the most tempting things.

You tend to point out the positive side to anyone, which is good because it sometimes neutralizes their negative sides. But sometimes you can show a lack of realism. One tip: keep plenty of company with your ex!

Capricorn: Mature Girlfriend

You're the band's 'mom' and to be honest, you're the one wearing the pants in a bind. You have nothing to do! That's how you are, O responsible Capricorn. Partners love the fact that they don't have to take care of you because they know they can do it themselves. Sometimes you are somewhat indifferent and pessimistic, which can make partners think things that are not. But if you find someone of your level (if any, hehe), you have the oil way!

Aquarius: Independent girlfriend

"Aren't you bored with me?", Is one of the messages most often received by an Aquarius partner. You need your space and it seems incomprehensible for your partner not to respect it. You're very caring, very loyal, very supportive, but you just don't have time for trivia. If anyone does something that annoys them, it was: it was deleted.

Also, you are unprecedented in bed.

Pisces: Sensitive girlfriend

You are such a sensitive partner and you have so much love to give, that none of the debates you like deserve it. Listen to your friends when they say they don't like your latest fix, they just know and want to take care of you. Your artist-sensitive side shines when you're in a relationship: you become poetic, romantic, you hear the most thrilling songs possible.

Your partner also appreciates this side of you and likes it when you show him new songs and movies. You are so loving and so empathetic that you can make anyone feel good.