Muzika

Katër muaj më vonë, Fero i përgjigjet diss-it shkatërrimtar  

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2019

Katër muaj më vonë, Fero i përgjigjet diss-it

Fero gjeti pak kohë dhe mblodhi forcat për t’iu përgjigjur diss-it të papërmbajtur që Buta i dedikoi në fund të qershorit. Reperi imiton stilin e një freestyle që Buta dhe Ledri publikuan kohë më parë dhe thotë:

“Unë po jetoj nBerlin

Kerrin me benzin’, ti me plin

Unë luj t’kuqe ti s’e din”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

Fero jeton në Berlin, ndërsa Buta në Ferizaj, që supozohet të jetë domethënëse. Plin i thonë gazit, që është më i lirë se benzina. Dhe rreshti i fundit nënkupton se Fero ka shumë lekë.

Në diss-in e qershorit, Buta e prek Feron fiks aty ku i dhemb. I përmend që ka punuar në ëmbëltore e s’mund të jetë gangster, që ha dajak çdo gjashtë muaj dhe që menaxheri i merr 70% të fitimeve.

Disa aludojnë se pjesa e fundit, supozimi se kompania menaxhuese i mbante 70% të fitimit Feros, bëri që ai të largohet dhe të veprojë si artist i pavarur. Sidoqoftë, në krahasim me Butën, përgjigjia është e dobët.