Celebrity

Shia LaBeouf: Një femër më ka përdhunuar

28 Nëntor 2014

Shia LaBeouf: Një femër më ka përdhunuar

Aktori i “The Transformers” Shia LaBeouf ka deklaruar në një intervistë për revistën “Dazed” se ai është përdhunuar nga një femër gjatë performancës së tij #IAMSORRY. Aktori qëndronte i vetëm në një sallë më një qese kartoni në kokë që lexonte “I am not famous anymore” ku publiku qëndronte në radhë dhe secili hynte vetëm në dhomë për t’i thënë personalisht atë që mendonte për aktorin. Aktori ka thënë se në ditën e tretë të performancës, ditën e Shën Valentinit, një grua erdhi me të dashurin i cili ishte pas derës ndërkohë që kjo ndodhi. “Ajo më fshikulloi këmbët për 10 minuta, më zhveshi dhe më pas vijoi të më përdhunonte. Ishin me qindra njerëz në radhë kur ajo doli me flokë të shpupuritur dhe buzkuq të prishur. Nuk ishte gjë e mirë, as për mua, por as për të dashurin e saj,” ka thënë aktori. Shia ka thënë se lajmi arriti deri tek e dashura e tij pasi qarkulloi në të gjithë radhën. “Ajo u fut brenda dhe më kërkoi një shpjegim por unë nuk mund të flisja, kështu qëndruam të dy të heshtur në atë traumë të pashpjegueshme. Ishte e dhimbshme,” është shrehur LaBeouf.

 

Burimi: The Guardian