Celebrity

‘Je shumë e dobët’: Celine Dion u përgjigjet komenteve negative për trupin

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2019

‘Je shumë e dobët’: Celine Dion u përgjigjet

Celine Dion është e vetëdijshme se gjykohet për trupin e saj dhe nisur nga fakti sesa i përhapur është një fenomen i tillë dhe sa shumë ndikon te vajzat dhe gratë, flet vazhdimisht nëpër intevista. Së fundmi, në Entertainment Tonight, Celine diskutoi sërish për këtë problematikë.

‘Je shumë e dobët’: Celine Dion u përgjigjet

Pasi shtrëngoi bicepsin, këngëtarja tha: “A ka ndonjë gjë të gabuar me trupin tim? Bëj balet. Bëj stretching dhe stërvitem, gjë që ndikon te mendja, trupi dhe shpirti im. Kur kthehem pas në kohë, kur isha 12 vjeçe, fytyra ime ishte më e rrumbullakët sepse kur je e re është paksa më ndryshe. Por unë kam qenë gjithnjë e dobët.”

Pavarësisht kritikave të njerëzve që nuk kanë punë tjetër me ç’të merren, Celine u shpreh se gjëra të tilla janë të zakonshme kur je në qendër të vëmendjes. “Nëse nuk doni që t’ju kritikojnë, jeni në vendin e gabuar,” tha ajo. “Unë marr vetëm gjërat pozitive. Marr komentet që janë më të mira për mua. Për të tjerat kujdeset menaxheri dhe stafi im.”

“Nëse mua më pëlqen s’kam pse flas për këtë. Mos u shqetësoni. Mos më bëni foto. Nëse ju pëlqen, unë do të jem këtu. Nëse jo, më lini të qetë,” tha ajo pak kohë më parë kur sërish u kritikua, sepse sipas disa njerëzve, “është shumë e dobët”.

Për këdo që nuk ka një menaxher dhe staf pas vetes, ashtu siç u shpreh dhe diva e muzikës, përqëndrohuni te ç’është më e mira për ju, për veten tuaj, pasi nuk është e thënë që të pëlqeheni nga të gjithëve.