Justin dhe Hailey Bieber e kanë shtyrë me dhjetëra herë dasmën dhe me shumë mundësi kanë stresuar me dhjetëra herë të ftuarit e tyre që kanë punë për të bërë dhe duhet të bllokojnë fundjava të njëpasnjëshme për ta. Tani, Justin ia ka qejfi të argëtohet me gjithë ata që i vënë veshin duke pyetur fansat mbi ç’kostum duhet të veshë gjatë ceremonisë.
Justin postoi disa foto të kostumeve që i pëlqejnë në Instagram dhe ua la në dorë fansave dhe ne të tjerëve, të zgjedhin më të... mirin? Janë të gjithë të tmerrshëm. Njëri është me dizenjo ylberi, njëri me njolla gjaku, një me banane, njëri është rozë pudër dhe i fundit ka pantallona të shkurtra. Dëshmojeni me sytë tuaj.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Mendojmë se është shaka, por edhe mund ta ketë seriozisht dhe të veshë një nga kostumet e mësipërme që janë ideuar thjesht për t’u vrarë sytë atyre që kanë fatin e keq t’i shohin. Madje, mund të vërë dhe dhëmbët e tij ngjyrë livando, shtimi më i ri në koleksionin e bizhuterive të shtrenjta dhe të panevojshme. Në këtë rast, rekomandojmë kostumin rozë, por pa kapele.
View this post on Instagram