Horoscope

Gjithçka duhet të dini për shenjën e Peshores!

Gjithçka duhet të dini për shenjën e Peshores!

Sot hymë zyrtarisht në shenjën e Peshores (23 shtator-23 tetor). Më poshtë keni karakteristikat e detajuara të kësaj shenje, analizuar nga astrologia e njohur Linda Goodman.

Personat e shenjës së Peshores i duan njerëzit shumë, por ndërkohë urrejnë turmat e mëdha me shumë njerëz. Si pëllumba të paqes, ata bëjnë ndërmjetësin kur të tjerët grinden- e megjithatë u pëlqen te jenë pjesë e një debati të fortë. Ata janë natyra të dashura dhe të këndshme, por gjithashtu mund të bëhen të zymtë dhe të refuzojnë të marrin urdhëra. Njerëzit e shenjës së Peshores janë jashtëzakonisht inteligjentë. Në të njëjtën kohë, ata janë tepër naivë dhe të pafajshëm.

Ata do tju lodhin veshët me fjalët e tyre, por sërish janë dëgjues të mrekullueshëm. Peshoret janë njerëz të paduruar, por ata rrallë veprojnë me nxitim. Jeni komplet të hutuar apo jo? Epo nuk jeni i vetmi. Ka një paqëndrueshmëri frustruese në këtë shenjë të Diellit, që intrigon vetë Peshoren më shumë se njerëzit e tjerë.

Shumë njerëz do tju thonë se te një njeri i shenjës së Peshores ka plot dashuri, bukuri dhe ëmbëlsi brenda dhe jashtë tij. Ky fakt qëndron për një farë kohe, por jo për një kohë shumë të gjatë apo përgjithmonë. Nuk duhet të mendoni se këta njerëz janë gjithmonë të ekuilibruar, meqë shenja e tyre simbolizohet nga peshorja e artë e drejtësisë.  Në fund të fundit, qëllimi i peshores është të balancojë, pra të peshojë.

A e  keni parë ndonjëherë proçesin e peshimit te një peshore e modës së vjetër? Qëllimi përfundimtar është që të dyja anët e peshores të jenë në një nivel, por çfarë ndodh? Së pari njëra anë është më e ulët, ndërsa tjetra është më lart. Ato lëvizin lart e poshtë, deri sa arrijnë të balancohen dhe të arrijnë një ekuilibër të përsosur. Shkoni dhe kërkoni një peshore të tillë dhe shikoni sesi funksionon ajo. Do tju ndihmojë shumë të kuptoni edhe njerëzit e shenjës së Peshores. .

Pas kësaj, nuk do ta keni më imazhin e një personi të shenjës së Peshores si një njeri të qetë, të ëmbël, të këndshëm, të hijshëm dhe me një ekuilibër të përkryer. I tillë ai do jetë vetëm gjysmën e kohës, sepse gjysmën tjetër ai mund të jetë i bezdisshëm, grindavec, kokëfortë, i shqetësuar, i stresuar dhe i hutuar. Peshorja është një herë lart dhe pastaj poshtë. He sëings one ëay, then another. Papritmas, anët e peshores arrijnë të balancohen- ekuiliber i përsosur. Ky është një moment hyjnor! Por është gjithmonë periudha e uljes dhe ngritjes, para se të arrihet ky momenti i ekuilibrit qiellor.

 Paraqitja fizike e këtyre njerëzve mund të kërkojë pothuajse po aq përqendrim sa nevojitet për personalitetin e tyre.. Nuk ka një tipar tipik të Peshores, përveç nëse është “gropëza ne faqe” e Afërditës. Tiparet e Peshores janë pothuajse gjithmonë të rregullta dhe të mirevendosura. Këto tipare janë të këndshme, por jo shumë të dukshme, kështu që është më e lehtë për të filluar me gropëzat. Zakonisht do të jetë një çift gropëzash në faqe ose vetëm një në mjekër. Nëse ato nuk ndodhen në fytyrë, ju mund të kontrolloni për të parë nëse janë në gjunjë. Por bëjeni këtë me kujdes, sepse vajzat e shenjës së Peshores nuk do tju besojnë kur ti kerkoni ti shihni gjunjët “sepse unë dua të shoh nëse keni lindur në tetor”. Për meshkujt e Peshores prisni ti shihni në plazh ose duke luajtur tenis. Mos u dekurajoni nëse ju i shikoni gropëzat, por zbuloni se personi nuk ka lindur në tetor. Ato  gropëza kanë arsye pse janë aty, sepse ashedentja do jetë Peshore, prandaj hamendja juaj është ende e saktë.  

Pasi ta keni studiuar gropëzat e Afërditës në fytyrë dhe jashtë saj, vini re pamjen e gjithë fytyrës. Njerëzit e shenjës së Peshores,  gjithmonë do të kenë një shprehje në dukje të këndshme. Edhe kur Peshorja është e zemëruar, ai ose ajo do të arrijë të duket i qetë, ose të paktën neutral. Zëri i udhëhequr nga planeti i Afërditës, është zakonisht i ëmbël dhe i qartë si një zile dhe këta njerëz shumë rrallë mund ta ngrenë zërin apo të bërtasin. Një Peshore është personi i vetëm në tokë që mund të thotë, "Unë të urrej dhe tani do të të fus një grusht turinjve” dhe të tingëllojë sikur është duke lexuar disa vargje nga poezitë e dashurisë së shkrimtarit tuaj të preferuar.  Goja është zakonisht në formë harku dhe buzët do të ishin përshkruar nga ndonjë poet si “buzë qershie vere”. Në fakt, fytyra tipike e Peshores ju kujton një kuti me bonbone.Or a sugar cookie. Ose me biskota të sheqerosura. Disa prej tyre duken si ëmbëlsira në formë njeriu, apo si një krem karamel të mbushur me krem pastiçerie në krye. Njerëzit e kësaj shenje i pelqejnë shumë të gjitha këto ëmbëlsira që përmenda dhe nëse ndonjë Peshore është duke e lexuar këtë tani, duhet të ndihet i uritur në këto momente.

Gratë janë pothuajse gjithmonë tërheqëse dhe meshkujt janë zakonisht të pashëm. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit e bukur në botë janë të shenjës së Peshores; bukuria e Afërditës është një kategori në vetvete dhe nuk është e lehtë për ta ndarë atë nga pamjet e bukura të jashtme të shenjave të tjera të Diellit. Mënyra ime e fshehtë për ti dalluar ata është duke filluar të mendoj për  shprehjet e ëmbla të Dëight Elsenhoëer dhe Brigitte Bardot dhe pastaj të vazhdoj më tej. Problemi është se ndonjëherë gratë do të duken si Dëight dhe burrat si Bardot. Ju duhet të jeni të hapur ndaj të dyja varianteve.

Unë nuk po nënkuptoj se gruaja e Peshores është natyrë mashkullore. Shumica e tyre janë po aq femërore sa një njeri mesatar mund të jetë (nëse nuk ka një ashedente agresive). Dhe sigurisht nuk po lë të kuptohet se burrat e shenjës së Peshores kanë natyrë femërore. Ata janë zakonisht mjaftueshëm të fortë dhe burrëror. Por nuk mund ta mohosh se ata kanë një pastërti të tillë te tiparet e tyre, që i bën ata të dallojnë nga boksierët apo mundësit.  Edhe Peshoret e rralla që mund të quhen të shëmtuara ( dhe do të jetë e pazakontë të gjesh një të tillë), kanë një shprehje të tillë simpatike, që mjafton për tu bindur se ka diçka vertet të këndshme në fytyren e tij/saj.

 Ju asnjëherë nuk do të shihni një person të shenjës së Peshores, që nuk do të ketë një buzëqeshje të butë, si një re të bardhë. Kjo buzëqeshje e Afërditës, mund të shkrijë një copë çokollatë me shpejtësi të madhe. Kur ajo ju godet me fuqi të plotë, ka fuqi të mjaftueshme që të trasformojë edhe tiparet më të thjeshta – në kuptimin e plotë të fjalës, jo letrare.

Shumica e Peshoreve janë me forma të lakuara. Flokët e tyre shpesh janë me onde ose kaçurrela. Ata nuk janë domosdoshmërisht të shëndoshë  (edhe pse një ashedente te Demi mund të bëjë që disa prej tyre të jenë mjaft të shëndoshë). Megjithatë, ata mund tju habisin kur pas një diete të fortë të arrijnë një formë të shkëlqyer fizike. Por edhe pas kësaj, format e rrumbullakosura do të jenë të dukshme. Duke përdorur Brigitt Bardot edhe një herë si  shembull, ju sigurisht nuk mund ta quani atë të shëndoshë- por edhe të dobët nuk i thoni dot, apo jo?  Ka edhe një hile tjetër për të perfeksionuar paraqitjen e jashtme të Afërditës dhe karakteristikat fizike. Ju do të vini re një të qeshur të ndritshme, si këmbana të vogla të gëzueshme. Pasi të keni dëgjuar ketë të qeshur, ju nuk do ta harroni për një kohë të gjatë.

Tani ju mund të mendoni se të lindni tërheqëse dhe me nishane; të jeni në kërkim të drejtësinë dhe dashurisë, të jeni dikush që kënaqni të tjerët dhe kënaqeni lehtë - është një bekim. Ju mund të imagjinoni se butësia dhe inteligjenca, hijeshia dhe të kuptuarit, janë dhurata nga një zanë e vërtetë. Ju mund të keni të drejtë. Kur anët e peshores të njerëzve të kësaj shenje janë të balancuara, takimi me këtë person do jetë si me një engjëll nga parajsa. Problemi është te kjo zana e dëshirave. Me shkopin e saj magjik, ajo ul njëherë njërën anë të njerën anë të peshores dhe pastaj tjetrën, duke bërë që njeriu i shenjës së Peshores të lëkundet sa lartë poshtë.  

Ajo duket sikur nuk po e mbedh dot mendjen nëse i ka vendosur anët e peshores në vendin e duhur dhe vazhdon ti lëvizë ato, duke bërë që pavendosmëria e saj të kalojë te Peshoret. Në fillim ato do të flasin si të jenë një stuhi e vërtetë dhe do të monopolizojnë bisedën. Pastaj ata do të dëgjojnë me vëmendjen dhe me interesin që u ka hije. Kur të tjerët janë duke bërë debat me një njëri tjetrin, ata do të luajnë rolin e paqebërësit dhe do të ulin gjakrat e nxehta. Pastaj do të kalojnë në anën tjetër të diskutimit dhe do të fillojnë një debat, thjesht për kënaqësinë e tyre.

Ata kërkojnë harmoni. Megjithatë, shumë njerëz të kësaj shenje përfshihen në situata aspak harmonike, si përshembull ushqim i keq, pije alkoolike apo dashuri tronditëse dhe fatale. Kjo shenjë në vetvete është i njohur si Peshorja përtace dhe kjo është një tjetër mospërputhje. Për ditë, javë apo muaj të tërë, njerëzit e Peshores mund të jenë shumë të zënë për të “luajtur”. Ata do të djegin tonelata me “energji” gjatë gjithë ditës dhe pastaj të zgjohen në mengjes , para se të këndojë gjeli. Mund të lodheni vetëm duke i parë ata. Papritmas, ata do të lëshohen në një karrige duke thënë "Jam i rraskapitur " dhe të japin shfaqjen më të mirë të përtacisë që keni parë ndonjëherë (sidomos pas gjithë atij aktiviteti marramendës). Pasi ata të lëshojnë këtë deklaratë, nuk do ti shihni më të lëvizin asnjë muskul, edhe sikur të munden. Do jetë stëmundim për ta të lëvizin një lugë apo të ngrenë një gotë. Nëse dikush rrotull tyre mund ti ndihmojë, njerëzit e Peshores, do të presin prej tyre, duke qëndruar këmbi mbi këmbë.  Kur  njëra anë e peshores zbret në drejtim të letargjisë, ju nuk mund ta nxirrni Peshoren me lehtësi nga kjo situatë. Ata do të flasin, lexojnë, do të mërziten,  do të ndihen të përgjumur, do të shohin televizor apo thjesht do ngulin sytë nga dritarja dhe do të duket sikur mezi do të shkojnë deri në dhomën e gjumit (edhe pse ai mundet ). Gjithë zhurmat dhe bërtitjet në botë nuk do ti bëjnë atij asnjë përshtypje. Është sikur ai është në një botë tjetër. Pas një periudhe, kur ai rikuperon forcat e tij, do të ndiejë sikur një rrymë e energjisë ndizet dhe fillon të lëvizë nga poshtë lart. Duart dhe këmbët e tij do të fluturojnë. Edhe një herë tjetër, ai do të filloje të punojë si një kalë i fuqishëm, duke mbajtur një ekuilibër të mrekullueshëm, të qëndrueshëm dhe me ritëm, ndërkohë që planifikon me harmoni dhe efikasitet punët e tij. Edhe pse Peshorja nuk është një shenjë e dyfishtë, shumica e miqtë të tyre mendojnë se njohin dy njerëz të ndryshëm. Provoni ti thoni dikujt që e ka pare mikun e tij të shenjës së Peshores, kur njëra anë e peshores anonte drejt përtacisë,  se ai është si një makineri energjike pune dhe ai do tju thotë: “Ai kokrra e dembelit? Mos u tall tani!” – dhe anasjelltas.

Njerëzit e shenjës së Peshores e dinë instinktivisht se për të rivendosur harmoninë në trupin e tyre, ata duhet të alternojnë aktivitetin e tyre aktiv me pjesën e pushimit të plotë. Kombinimi i gjeneve, qelizave dhe impulse elektrike e kërkojnë këtë lloj alternimi dhe shumica e tyre janë mjaft të aftë në menaxhimin e ketij ekuilibri delikat fizik. Megjithatë, harmonia e mendjes dhe emocioneve nuk është gjithmonë aq e vetëdijshëm me ta. Ata mund të qajnë me ngashërima, pastaj të bëhen sarkastik, para se të lëshojnë një buzëqeshje ndriçuese dhe të gëzuar si rrezet e para të pranverës. Kjo nuk ka të bëjë me dualitetin e Binjakëve. Njerëzit e Peshores janë vazhdimisht të zhytur thellë në një emocion dhe pastaj një tjetër që kthehet, e cila nuk është e njëjta gjë si me ndryshimin e plotë të karakterit të njerëzve të shenjës së Binjakëve. Ka  një bollëk emocionesh te Peshorja, pa marrë parasysh se cili emocion është i lartë apo i ulët në një moment të caktuar; si dhe një qasje filozofike si për dhimbjen dhe gëzimin, që rrallë nuk arrin ti qetësojë gjëra përfundimisht.

Instikti për të patur një shëndet të mirë, bën që shumica e njerëzve të Peshores të jenë mendërisht të shëndetshëm dhe me fizik shumë të mirë. Zakonisht, ata i shmangen goditjeve  serioze të trupit dhe mendjes. Kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre është teprimi me disa lloj kënaqësish. Kështu, ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave mund të sjellë mbipeshë, çrregullime të stomakut dhe lëkurë të rrudhosur. Përdorimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë shqetësime në veshka dhe në fshikëzën e urinës, të cilat si pasojë mund të kthehen në dhimbje koke të mëdha dhe migrenë intensive. Rënia në depresion mund të shkaktojë ndjesi irrituese në lëkurë, madje edhe djegie. Zona e gjoksit është një pjesë e ndjeshme e trupit dhe ndonjëherë ka probleme me këmbët dhe çrregullime të zorrëve, edhe pse këto nuk janë aq të zakonshme. Ulcerat janë të shpeshta te shumë prej Peshoreve, për shkak të luhatjeve te mëdha të ndjenjave dhe nga abuzimi  me sistemin e tretjes. Në përgjithësi, njerëzit e shenjës së Peshores,  janë më të shëndetshëm se shumica e njerëzve, përveç rasteve kur harrojnë të pushojnë mjaftueshëm apo kur përfshihen në situata të papërshtatshme. Efekti i paqes dhe harmonisë në shëndetin e Afërditës është i mrekullueshëm. Kur ata janë të sëmurë, ata kanë nevojë për pushim të gjatë dhe të qëndrojnë larg situatave shqetësuese, gjithashtu duhet të jenë në shoqërinë e librave të këndshëm, muzikës së lehtë dhe fjalëve qetësuese. Një atmosferë e tillë rrallë nuk arrin ta bëjë personin tipik të Peshores të ngrihet në këmbët e veta përsëri, më i fortë se më parë.

Karakteri i Peshores tipike është i përbërë nga pjesë të barabarta të mirësisë, butësisë, drejtësisë, aftësisë për të argumentuar, refuzimit kokëfortë të kapitullimit, logjikës filozofike dhe pavendosmërisë. Është e nevojshme që ti shqyrtojmë këto përbërës në mënyrë të detajuar. Një Peshore do të hyje ne nje diskutim te gjate me ju nëse ju thoni një fjali përgjithësuese si “Adoleshentët po rrënojnë të ardhmen e këtij vendi". Pas kesaj ju do të dëgjoni një shpjegim të gjatë, logjik, të kujdesshëm në lidhje me Korpusin e Paqes dhe faktin që shumë të rinj të mrekullueshëm  rreth e qark botës janë përfshirë në të, edhe në qoftë se fëmijët e tij janë mospërfillës ndaj kësaj lëvizjeje. Bëni një vërejtje si, "Drejtësia është shumë e korruptuar sot dhe të gjithë gjyqtarët e avokatët janë të pandershëm," dhe ai do të argumentojë  për orë të tëra në lidhje me mbrojtjen hyjnore të drejtësisë në këtë vend, virtytet e sistemit të drejtësisë dhe problemet e ligjmarrësve, duke u kthyer mbrapa në histori - në të drejtën romake dhe duke vazhduar me Kodin e Napoleonit. Ju pret një diskutim shumë i gjatë nëse rastësisht thoni “Është qesharake të jetosh në qytet, kur ke mundësi të jetosh në fshat. Nuk ka të krahasuar". Fraza e fundit sidomos është një gabim i madh. Vetëm të përmendësh fjalën “krahasim” dhe Peshorja e zakonshme fillon të flasë papushim. Ai mund të krahasojë gjithë natën e gjatë, duke pirë ndonjë pije gjatë intervaleve. Ai do të flasë me superlativa për bukuritë dhe avantazhet e qytetit krahasuar me zonat rurale: do të përshkruajë dritat shkëlqyese, shkëlqimin e rrugëve, teatrot, muzeumet dhe parqet me ngjyra të ndezura, edhe nëse ai vetë jeton në periferi – dhe ju nuk mund ta ndaloni atë në asnjë mënyrë. Duhet ta dini se nuk do të ketë asnjë ndryshim, nëse ju do thoshit të kundërtën, pra që “më mirë të jetosh në qytet, sesa në fshat”. Pas kësaj Peshorja do të shpjegojë me detaje ngritjen e shkallës së kriminalitetit tek të rinjtë, korrupsionin në gjykata dhe gëzimet e fshatit. Për të nuk ka rëndësi se në cilën anë të debatit qëndron, mjafton që të jetë në anën tjetër. Ndonjëherë, në qoftë se ai mërzitet, mund të ndryshojë pozicionin. Gjatë gjithë këtyre supozimeve të vazhdueshme dhe konkluzioneve llogjike, njeriu i shenjës së Peshores do të përpiqet të mbetet i drejtë. Peshorja urren shfaqjen e padrejtësisë dhe akuzave të paarsyeshme.  Ajo që ai kërkon është e vërteta e plotë, bilanci i saktë që i jep përgjigjen e drejtë, pasi të ketë peshuar të gjitha mundësitë.

Ky është një tipar i admirueshëm, natyrisht, por të gjitha këto analiza që peshonjë mund ta bëjnë një person pozitiv thjesht të largohet. Kjo situatë mund ta bëjë vetë Peshoren të kalojë në një gjendje pavendosmërie të vazhdueshme. Këta meshkuj dhe femra të udhëhequr nga planeti i Afërditës, nuk pëlqejnë të marrin vendime të menjëhershme, pa marrë në konsideratë të gjitha mundësitë. Drejtësia mund të jetë një fiksim apo mani për ta. Gjenerali i Peshores, me cilësitë e tij të balancuara të gjykimit, harmonisë është një strateg i shkëlqyer dhe planifikimi në detaje mund të bëjë që ai ta fitojë betejën para se të luftojë. Aftësia e tij për të parë të gjitha anët e situatës, për të qetësuar temperamentet e zemëruar dhe për të ulur nervat e acaruara,  mund ta bëjnë atë ndërmjetësin më të mirë, i cili do të bëjë që njerëz që urrejnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë besim te askush, do të arrijnë të punojnë në bashkëpunim harmonik. Megjithatë, lufta i bën të gjithë njerëzit e shenjës së Peshores të vuajnë në fshehtësi. Ata e urrejnë gjakderdhjen. Një oficer i lindur në Tetor, i cili shërben në forcat e armatosura do të le dikë tjetër të marrë vendimin e menjëhershme për të dhënë komandën “Zjarr”, ndërsa ai në mënyrë të shkëlqyer harton manovrat strategjike që do të shpëtojnë mijëra jetë në të ardhmen e afërt.

 Kjo antipati për të marrë vendime të menjëhershme mund të kthehet në një bllokim frustrues për ata që kanë ndikime negative midis planeteve të tyre në lindje. Ka disa që nuk mund të vendosin se cilën anë të këpucës të veshin në mëngjes, apo nga cila anë e krevatit të zbresin. Edhe një Peshore e zakonshme, të cilën e takoni në zyrë apo në një festë, gjithmonë do ta reflektojë tendencën për të peshuar gjërat me njëfarë ankthi dhe do ti duhet kohë për të marrë një vendim. Ata do të thonë, "Në qoftë se unë bëj këtë, kjo dhe kjo do të ndodhë. Në anën tjetër" (e cila është një nga frazat e tyre më të preferuara) "në qoftë se unë bëj këtë, atëherë kjo dhe kjo mund të ndodhë."Those scales can dip crazily up and doën like a see-saë. Anët e peshores mund të ulen e ngrihen lart e poshtë si të “çmendura” gjatë kësaj kohe.  Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa të shohësh një njeri të Peshores duke u përpjekur për të mbledhur mendjen e tij, nëse është duke marrë vendimin e duhur për të. Ai nuk do që të nxitet apo të shtyhet, ndërsa është duke vendosur se çfarë do të bëjë. Një person i paduruar mund ta kthejë si me magji njeriun e shenjës së Peshores (shenjë ajri) në një person kaq kokëfortë, sa do ta bënte Demin, shenjën e Tokës, të duket si dele para tij. Padurimi është një cilësi që Peshoret nuk mund ta durojnë. Njerëzit impulsivë që nuk marrin parasysh pasojat, u shkaktojnë atyre shumë ankth.

Është zbavitëse që njerëzit e Peshores gjithmonë do ta mohojnë pavendosmërinë e tyre. Gjëja e parë që ata do të thonë, kur ju do tu përshkruani shenjën e tyre të zodiakut do të jetë, "Unë nuk jam i pavendosur në të gjitha. Kjo nuk është e saktë. Kjo sigurisht nuk më përshkruan mua. Fshiheni buzëqeshjen tuaj. Po ta përkthesh, mohimi i tij do të thotë se, edhe pse atij i duhet një kohë e gjatë për të vendosur dhe për të mbledhur mendjen e tij (gjë që atij i volit ta harrojë )  pasi ai ka arritur në një përfundim, ai është mjaft i bindur në lidhje me të. Nëse atij i jepet koha e mjaftueshme, vendimi i tij përfundimtar do të prezantohet me një bindje të tillë, saqë edhe ai vetë do të mendojë se është vendimi përfundimtar. Por ju mos jini të sigurt. Gjithsesi, kur ai ju thotë se nuk e ka problem të vendosë, ai sapo ka filluar një diskutim tipik të Peshoreve dhe  ju mund tia thoni këtë. Është mirë që ai ta kuptojë se, edhe në mes të kundërshtimit të tij tipikë për shenjën e tij të zodiakut, ai është duke provuar vërtetësinë e shenjës së tij të Diellit. Kur ai e mohon analizën tuaj në lidhje me të, ju duhet vetëm ti thoni "e prisja që të mbash këtë qëndrim. Peshoret gjithmonë debatojnë çdo ceshtje”. Kjo mund ta acarojë atë, por do ta ndihmojë të kuptojë të vërtetën dhe e vërteta është ajo që ai kërkon. Ai është i detyruar që të shohë logjikën në këtë. Duke i thënë atij se ka qenë i padrejtë dhe nuk i ka marrë në konsideratë të dy palët, do ta bëjë atë të mbajë një ose dy shënime gjithashtu.

Shumë pak njerëz të shenjës së Peshores mund të jenë të çuditshëm apo mendjemëdhenj. Shumica e tyre janë shumë pozitivë dhe të mirë-balancuar si një arë e mbjellë me grurë,të cilat valëzojnë sipas ritmit të erës. Ata janë zakonisht tmërrësisht të ndershëm në çështjet e biznesit dhe ka shumë pak pakujdesi rreth tyre. Një njeri i shenjës së Peshores, i bën gjërat brenda kohës së vet, sesa ti bëj në mënyrë jo të drejtë dhe ta fillojë edhe njëherë proçesin. Ata e urrejnë ekzagjerimin dhe i kanë shumë problem shfaqjet e tepërta të zemërimit dhe pasionit, edhe pse ata vetë mund të jenë fajtor për të dyja këto ekstremeve në qoftë se luhet me durimin e tyre. Shumica e Peshoreve kanë një aftësi fantastike për tu përqendruar dhe për të menduar për tema të thella. Ata janë të lindur me një dashuri të madhe për librat dhe gëzojnë një respekt të thellë për fjalën e shkruar. Ju duhet të jeni pothuajse të sigurt që do të gjeni një bibliotekë të madhe në shtëpinë e çdo Peshoreje.

Ata e duan harmoninë e tingujve, ngjyrave, poezinë dhe përdorimin e duhur të fjalëve, si në të shkruar ashtu dhe në të folur. Ata rrallë mund të largohen nga ndikimi i arteve. Një njeri i Peshores pëlqen çdo gjë që është e mirë, e pastër dhe e bukur, nën çfarëdo imazhi që ai mund ta projektojë, kur zana lëviz njërën anë të peshores së tij. Ai është artist në zemër dhe në shpirt, i cili i gëzohet përhapjes së hijeve të buta blu dhe pastel të Afërditës gjatë festave dhe eventeve kulturore.  Gjërat që e ndezin atë janë muzika e lehtë, dritat e zbehta, biseda interesante, ushqimi i mirë dhe vera cilësore. Mendja e tij ka madhështinë e diamantit dhe butesinë e opalit. Ai lëviz me elementin e ajrit dhe pasqyron dobinë e bakrit, metali i tij i harmonisë. Arsyetimi i tij i vëmëndshëm ka prekjen e ftohtë të mentes dhe ndjenja e mprehtë e nderit, sëbashku me gjashtë dimensionet e paqes, ndriçojnë nën rrezet e Afërditës.

Për të kuptuar me të vërtetë personin e shenjës së  Peshores, ju duhet të kuptoni enigmën e peshores (objektit); njëra anë e saj është e mbushur me gjethët e arta të Tetorit, që tregon vjeshtën e afërt dhe të ftohtë- ana tjetër e peshores ka manushaqet e sapoçelura me aromën e freskët të prillit. Kur anët e peshores fillojnë të lëvizin,  optimizmi i ndritshëm kthehet në panik të heshtur dhe në zbritje shkon drejt depresionit. Kur anët e peshores balancohen, ato sjellin një harmoni të përsosur midis intelektit të tij të pasur dhe zemrës së tij të dashur.The seasons hold Libra's secret. Stinët mbajnë sekretin e shenjës së Peshores. Dimri është shumë i ftohtë për të. Vera është shumë e nxehtë. Ai duhet të përziejë këto dy stinë që të ketë një pranverë dhe vjeshtë të përsosur.

Personalitete të famshme të shenjës së Peshores

Julie Andreës Brigitte Bardot David Ben-Gurion Sarah Bernhardt Charles Boyer Charlie Broën Truman Capote Dëight Eisenhoëer TS Eliot William Faulkner Mahatma Gandhi George Gershëin Graham Greene Helen Hayes Rita HayëorthJulie Andreës, Brigitte Bardot, David Ben-Gurion, Sarah Bernhardt, Charles Boyer, Charlie Broën, Truman Capote, Dëight Eisenhoëer, TS Eliot, William Faulkner, Mahatma Gandhi, George Gershëin, Graham Greene, Helen Hayes, Rita Hayëorth,,Charlton Heston Deborah Kerr John Lennon Walter Lippmann Franz Liszt Mickey Mantle Marcello Mastroianni Nietzsche Eugene O'Neffl Dr. JB Rhine Eleanor Roosevelt Ed Sullivan Michael Todd, Jr. Oscar Wilde Thomas WolfeCharlton Heston, Deborah Kerr, John Lennon, Walter Lippmann, Franz Liszt, Mickey Mantle, Marcello Mastroianni, Nietzsche, Eugene O'Neffl, Dr JB Rhine, Eleanor Roosevelt, Ed Sullivan, Michael Todd, Jr Oscar Wilde, Thomas Wolfe.

Mashkulli i Shenjës se Peshores

Ju do të merrni shumë këshilla falas nga një mashkull i shenjës së Peshores. Ai do të ketë zgjidhjet e përsosura për të gjitha problemet tuaja dhe një përgjigje për çdo pyetje që ju kërkoni. Por nuk ja vlen të prisni që ai të bëhet përgjigjia për ëndrrat tuaja vajzërore. Ai do të ndryshojë disa prej tyre dhe do të debatojë me pjesën tjetër. Një mashkull i shenjës së Peshores mund të këtë ndonjëherë një temperament shumë të vështirë dhe zakoni i tij për të racionalizuar çdo gjë, duke përfshirë edhe dashurinë, do tju acarojë- ose ta pranoni humbjen më lehtë dhe të largoheni. Megjithatë, unë duhet tju paralajmëroj se sapo të ngatërroheni me bukurinë e Peshores, nuk do të jetë e lehtë për ju që të qëndroni larg saj. Të përpiqesh të shpëtosh nga kurthet e ngritura për kafshët e egra në një pyll, do të jetë më e lehtë sesa të çlirohesh nga një mashkull i shenjës së Peshores.

Nëse ju tentoni tia mbathni, ai do tju bindë që të qëndroni,duke përdorur logjikën dhe argumenta aq inteligjente, saqë ju nuk mund të shpresoni ti përmbysni ato, nëse nuk diplomoheni në Universitetin e Harëardit. Përveçse të përdorë pushtetin e tij të pakrahasueshëm të arsyetimit mbi ju, ai do të kthehet në mënyrë kaq të ëmbël dhe të butë, saqë ju do ti harroni mospërputhjet frustruese të natyrës së tij që ju mërzitën më parë. Pastaj ai do të buzëqeshë dhe diçka do të ndodhë brenda jush. Zemra juaj do të rrahë sërish fort, si më parë.

Që nga ai moment, beteja do të jetë e humbur. Ëndrrat e tij do të jetë ëndrrat tuaja dhe asgjë nuk do të jetë më e rëndësishme për ju, sesa ta bëni atë të lumtur. Ju do ta kërkoni atë buzëqeshje dhe do të keni nevojë për të që të mbijetoni, ashtu si një udhëtar i etur në shkretëtirë ka nevojë për ujë. Vetëm një fëmër me zemër të ngurtë, mund ti rezistojë buzëqeshjes së Peshores dhe ajo do të duhet të përdorë gjithë vendosmërinë e saj për të mos u magjepsur nga çiltërsia dhe pastërtia e saj. Bukuria dhe sharmi i Peshores nuk është si hipnoza bindëse e Akrepit.The attraction of Libra is logical and real, not supernatural in any sense. Tërheqja ndaj Peshores është logjike dhe e vërtetë dhe nuk ka asgjë mbinatyrore në të. Nuk ka magji të zezë për këtë, vëtëm nënshtrim i arsyeshëm ndaj aureolës së tij qiellore.

Nga ana tjetër, për të përdorur frazën e tij të preferuar të “zënies në grackë”, do të ketë raste kur meshkujt e Peshores do të jenë shumë të luhatur, pasi anët e peshores do të lëvizin lart e poshtë si të çmendura.  Do tju duhet t'i bërtisni, ta shtyni atë në liqen, ose ti qëndroni në kokë deri sa të merrni vëmendjen e tij dhe ta detyroni atë të bëjë lëvizjen e duhur. Mos jeni aq naive sa të mendoni se dashuria do të jetë e qetë dhe e lumtur përjetësisht, edhe  nëse ai është sundohet nga planeti i Afërditës. Nëse ju e njihni mitologjinë , e dini që edhe kjo perendeshë, kishte ditët e saj të zymta. Megjithatë, kur peshorja të arrijë të balancohet, jeta me mashkullin e shenjës së Peshores mund të jetë kaq dehëse, si të jetë një kupë floriri e mbushur me shumë të qeshura dhe me një lirshmëri, që vetëm perënditë e Olipmit e zotëronin.

Për këtë mashkull, të marrë një vendim përfundimtar është po aq e vështirë sa të zbusë një buall të egër; sapo ai të arrijë ta bëjë këtë, mund ta ndryshojë sërish mendjen e tij pa asnjë parandalim, nëse dyshon se është bërë një gabim. Kjo vlen në të gjitha fushat, qoftë në biznes, në shoqeri apo në dashuri. Tani, mund ta imagjinoni gjendjen tuaj shpirtërore dhe aftësinë tuaj për ta izoluar veten nëse ju qëllon që të dashuroheni më një nga këta “magjistarë”të paarritshëm?  Është pothuajse e pamundur që të jeni të paprekshëm, sado i kujdesshëm të tregoheni. Duhet të ktheheni në çelik, sa herë që ai ju buzëqesh. Apo të vendosni pambuk në vesh kur ai të fillojë argumentet e tij bindëse me atë zë të qetë-si prej mëndafshi- që do tju trondisë gjithë qënien tuaj.

Fjala “dashuri”dhe fjala “Peshorja" janë praktikisht sinonime. Peshorja ka shpikur romancën dhe e ka përpunuar atë në një art edhe me më shumë finesë se Luani, Akrepi dhe Demi, për të cilët është folur shumë. Strategjitë delikate të Kupidit janë talentet natyrale të Peshores. Ai do të përdorë çdo marifet me lehtësinë me të madhe dhe rrallë do të dështojë për ta bërë të tij cilëndo femër. Megjithatë, sapo e zotëron atë, ai nuk është gjithmonë i sigurt çfarë të bëjë me të.. Duke e patur atë të magjepsur dhe të nënshtruar në mënyrë të vullnetshme, ai heziton. A duhet ai të përfitojë nga gjendja e saj e pafuqishme apo duhet ti propozojë martesë? Apo të dyja? Apo asnjërën? Lufta mendore fillon dhe jeta në kopshtin e Edenit me këtë Adam të veçantë bëhet emocionuese deri në ekstazë.  

Ai nuk do të humbasë interesin për gjininë e kundërt derisa ai do të shkojë në të paktën nëntëdhjetë vjeçë. Ky mund të jetë thjesht një interes akademik, nëse ai është lumturisht i martuar, por subjekti nuk do të jetë asnjëherë jashtë interesit të tij, edhe sikur ai thjesht të imagjinojë se si do të jetë të kërcejë me atë vajzë të bukur në një sallë vallëzimi.

Duke qenë se arti i dashurisë vjen kaq natyrshëm dhe shumë herët të meshkujt e shenjës së Peshores dhe meqë ai pothuajse gjithmonë merr kurorën e suksesit në ekskursionet e tij romantike në xhunglën e dashurisë, atij i ndodh që të ngatërrohet në shumë nga degët e pemëve të pyllit. Peshorja urren të lëndojë ndjenjat e dikujt askujt, edhe pse ai nuk është në dijeni të dëmit që ka shkaktuar, nëse ndodhet në një gjendje shpirtërore argumentuese. Ai urren të thotë jo dhe rrallë e kupton se shtyrja e gjerave është më e dëmshme se ti japë fund një situate që nuk ka mundësi për të qenë  e lumtur. Në situatën e kundërt, kur ndjenjat e tij janë shumë sublime, agonia e zgjatur mund të jetë po aq torturuese. Vetëm një mashkull i shenjës së Ujorit, mund të jetë më i turpshëm se Peshorja për të bërë një lëvizje drastike në një drejtim apo në një tjetër.

Nëse ai ndjen se ka qenë i padrejtë me dikë në jetën e tij, me ju ose me dikë tjetër kohët e fundit (në aspektin romantik) pavendosmëria e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Për të, të jesh i padrejtë është sikur të kesh bërë një vrasje të shkallës së parë. Ngurrimi për të qenë mizor, mund ta shtyjë atë në një propozim të gabuar martese, i destinuar për të përfunduar në divorc - ose zvarritja e tij e pafundme mund të bëjë që ai të humbasë dashurinë e jetës së tij. Kështu që ju mund të shihni se qëndrimi i tij është thikë me dy presa, që ose do të presë dashurinë e vërtetë, ose martesën e gabuar.

Tendenca për të ndryshuar shpesh është e pamohueshme te meshkujt e shenjës së Peshores. Ata priren të luajnë, sidomos në rininë e tyre. Impulsi natyror i Peshores është që të vlerësojnë pothuajse çdo femër, për të peshuar mundësinë që ajo të jetë shpirti i tij binjak. Ata shpesh e ngatërrojnë dashurinë me miqësinë. Çuditërisht,nuk ndodh shpesh që ky mashkull të ndihet zemërthyer, pavarësisht gjithë eksperimenteve dhe eksperiencave të shumta që ka kaluar. Ai mund ta harrojë me shpejtësi ofenduese historinë e fundit të dashurisë dhe është më i priruri nga të gjithë (ndoshta përveç meshkujve të Shigjetarit dhe Binjakëve) që mos ketë keqardhje për kujtimin e dashurisë së njëanshme ose një romancë që ishte e destinuar për të përfunduar. Ai mund të mbajë ndonjë brengë, por nuk do të ketë ndonjë dëmtim të përhershëm, përveç rasteve shumë të veçanta. Në një situatë të tillë, lëndimi mund të jetë shkatërrues përtej imagjinatës.

But it happens so rarely you ëon't find many examples. Por kjo ndodh kaq rrallë, sa që nuk do të gjeni shembuj për ilustrim.  Është e lehtë për të gjetur një mashkull të shenjës së Peshores me zemër të butë, të sinqertë dhe të ndershëm nën kthetrat e një femre pasionante, që e ka bërë atë të ndihet sikur do hyjë në mëkat të madh nëse e bën të tijën atë. I kapur në një rrjetë të tillë, ai mund të jetë një i burgosur i mjerë i dashurisë. Por të dyja këto ekstreme janë përjashtime dhe shumica e meshkujve të Peshores, arrijnë të qëndrojnë mjaftueshëm të lirë për tiu gëzuar dashurisë, pa lejuar që lidhjet sentimentale ti mbajnë ata ata të lidhur me litarë.  

Ai nuk është shumë i interesuar për të zbuluar sekretet tuaja. Në shikim të parë, mund të duket sikur është, por po ta shihni me kujdes, atij shpesh i humbet çdo gjë që ndodh 2 centimetra nën hundën e tij. Gjithkush do ta vë re se çfarë po ndodh, përveç atij. Edhe pse ai do të argumentojë deri sa ti mbarojë fryma, qëllimi i tij nuk është që të gërmojë motivet personale, por për të ndalur në teori abstrakte në mënyrë që të arrijë një gjykim të balancuar.His questions aren't aimed at uncovering anyone's hidden neurosis. Pyetjet e tij nuk kanë për qëllim zbulimin e neurozës së fshehtë të askujt.

Ai vetëm dëshiron të gjejë faktet dhe ti vendsoë në vendet e duhura. Ai do të diskutojë pro- të dhe të kundërtat me logjikë të shkëlqyer dhe racionalizëm të zgjuar dhe përfundimi i tij zakonisht do të jetë i drejtë, i saktë, i ndjeshëm dhe praktik. As Solomoni vetë, me gjithë diturinë e tij nuk mund tia kalojë vendimit përfundimtar, të balancuar të një Peshoreje. Por ai nuk ka prirjen të gjejë nuanca personale apo tangente emocionale që shtrihen nën sipërfaqe. Faktet dhe vetëm faktet janë të mjaftueshme për të. Depërtimi i thellë i karakterit që bën një Akrep, Ujor apo Peshqit, sipas mendimit të tij, vetëm sa do të turbullojë panoramën e qartë si kristal – atë që ai kërkon. Ai instinktivisht ndien se një ekzaminim i tillë psikologjik është jashtë linjës së tij.It is. Dhe në të vërtetë është.

Nëse ju jeni ekstravagante në shpenzime, ai thjesht do tju thotë se ju i shpenzoni paratë si të ishin letër; prandaj ju nuk ofroni besueshmëri. Fakti që ju kërkoni siguri emocionale duke harxhuar paratë, nuk është për fushën e tij. Ai nuk është psikiatri juaj. Nëse ju jeni koprace, ai është i interesuar vetëm për të shqyrtuar me kujdes zakonin tuaj, për të formuar një vlerësim të saktë të tij.Nuk ka asnjë dëshirë për të zbuluar frikën tuaj të fshehtë – humbjen e pavarësinë tuaj nëpërmjet varfërisë.  Ai do të shmanget të mësojë në lidhje me përvojat traumatike që ju sollën në këtë situatë apo ndjenjat e thella të papërshtatshmërisë që shkaktuan gjëndjen tuaj të aktuale.

Peshorja është gjykatësi. Ju do të shihni shumë gjyqtarë që do të marrin vendime të drejta, pasi ti kenë peshuar faktet, por ju nuk do tju rastisë ndonjë prejt tyre që tju pyes pse  ngjyra e kuqe ju bën nervoze, ose të mirëkuptojë mbylljen e deres burrit tuaj pse ai vishte ato pizhamat e kuqe me shirita. Gjithmonë mbani mend se Peshoret argumentojnë vetëm në bazë të një kurioziteti abstrakte. Ai duket sikur është kurioz, që do të dijë çdo gjë, por nuk është. Nuk është as nga ata që fut hundët aty ku sduhet, apo që merret me fjalë, siç duket se eshtë. Të nxjerrësh një sekret të dhënë në mirebesim te një Peshore, është si të gjesh kodin e një kasaforte apo të detyrosh një prift të thyejë kodin e rrëfimit.

E gjithë kjo e bën atë tmerrësisht të besueshëm, por pak të vështirë për ndjenjat tuaja. Ju mund të besoni tek ai me sy mbyllur. Por ju do të vuani, kur tju mungojë ndjeshmëria e tij për nevojat tuaja më më të thella. Ai do të dojë tju kënaqe, por shumë rrallë mund të arrijë të kuptojë shpresën tuaj të fshehur për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja (nëse nuk ka një shenjë  uji në ashedente). Fakti i të qenit një i dashur ekspert (teknikisht), nuk e bën atë shpirtin e ndjeshmërisë në lidhje me gjendjen tuaj shpirterore. Ai ka mjaftueshëm probleme për tu marrë me gjendjen e tij shpirtërore.

Asgjë nuk mund të jetë më irrituese sesa momenti kur ju i rrefeni me një frymë historinë sesi dikush ju ka lënduar thellë. Ju kërkoni empatinë e tij dhe çfarë merrni ? Pyetja e tij e parë do të jetë: "Çfarë i ke bërë atij (ose asaj)?" Pastaj ai do tju vë në dukje se sa shumë keni gabuar, deri sa ju mund të bërtisni i indinjuar dhe i pakënaqur. Ju mund të vazhdoni të dhe të bërtisni, ai serish nuk do të ndryshojë mendje, në qoftë se mendon se ju keni qenë i padrejtë dhe shpërthimet emocionale do ta bindin me shumë atë.  

Shqetësimet dhe problemet e tij, padyshim vijnë nga kjo mungesë ndërgjegjësimi ndaj  nevojës së partnerit për ta kuptuar në thellësi. Kjo mund të duket disi e pabesueshme, duke patur parasysh intuitën e tij për abstrakten,llogjikën e shkëlqyer, aftësinë për të diskutuar me sy hapur dhe me mendje të hapur dhe ndërkohë të jetë kaq i mpirë për të parë emocionet brenda partneres së vet.  Por kjo është një nga ato kontradiktat me të cilat duhet të mësoheni që të jetoni, nesë jeni në një marrëdhënie me një mashkull të shenjës së Peshores. Mirësia dhe buzëqeshja e tij, natyrisht, e bëjnë më të lehtë që ta përballoni këtë.

Nëse nuk ka ndikime negative financiare në kartelën e tij të lindjes, ai nuk do të jetë dorështrënguar me buxhetin. Në të kundërtën, Peshorja tipike është tepër bujar me të paratë. Ai beson në përdorimin e objekteve apo veprimtarive që sjellin bukurinë apo lumturinë. Përgatituni që të jeni një zonjë e mirë, sepse shtëpia e tij do të jetë një vend mikpritës i rregullt gjatë pothuajse gjithë orëve të ditës dhe të natës (përveç gjatë periudhave të pushimit, kur ai do të dojë të mos shqetësohet nga zilja e derës, e telefonit apo njerëzit) . Mos e merrni atë në vende të mbushura me njerëz, ku ai është detyruar të ndiejë shtypjen dhe ku zhurma e madhe fyen ndjenjën e tij të harmonisë. Turmat e huaja ndikojnë në ekuilibrin e tij të brendshëm.

Të gjitha Peshoret kanë një neveri instinktive për kontaktin fizik me turmat e mëdha të njerëzve. Jeta e tij sociale do të spërkatet bujarisht me njerëz inteligjente dhe persona me humor, por kur grupi do të zgjerohet në më shumë se disa dhjetëra frymorë, ai do të luftojë për ajër. Një mashkull i shenjës së Peshores, papritmas mund tju lënë vetëm në një teatër të mbushur me njerëz, pa ju dhënë asnjë shpjegim. Ai nuk po largohet nga ju se nuk ju pëlqen. Ai thjesht është duke u përballur me klaustrofobinë, një problem tjetër i Peshoreve tipike.

Rruga më e shpejtë drejt humbjes së interesit që të çon në divorc, është një shtëpi e çrregullt. Mbani ulur zërin e televizorit dhe të radios, si dhe mos lejoni erën e gatimit të arrijë në hundën e ndjeshme të burrit tuaj Peshore. Nëse ju duhet të bëni supë me qepë dhe hudhra, spërkasni me deodorant me arome pishe gjithë shtëpinë, derisa ajo të mbajë erë si pyjet e mëdha veriore. Një grua që i shërben bukën burrint të saj Peshore, direkt nga qesja mbeshtjellëse (pa e vendosur në pjatë më parë), që e detyron atë të përdorë letër higjenike në vend të kartopecetave, apo e lë shishen e qumështit ose kutinë e drithërave në një vend ku ai mund ti shohë, mund ta shohë veten e saj të divorcuar shumë më shpejt sesa ajo mund ta mendojë. Të varni corapet tek vendi i peshqirit të dushit është e papranueshme. Të harroni të merrni pluhurat ose ti lini shtretërit të parregulluar, mund të bëni që burri juaj i dashur të jetë në një gjendje të vazhdueshme mosmarrëveshjesh emocionale.

Ai do të tërhiqet nga mosmarrëveshjet duke fjetur gjithnjë e më gjatë, duke ju lënë netë të tëra vetëm fare, derisa mos të keni më komunikim me njëri tjetrin. Ai mund të jetë po aq i rrëmujshëm apo i pakujdesshëm sa gjashtë derrkuca sëbashku, por ai do të prësë që ju ti ngreni çorapet e tij dhe copat e gazetës që i hodhi në dysheme. Nëse perdet e dhomës së gjumit nuk shkojnë me qylimin e sapo blerë, ai mund të shfryjë me vite dhe ju nuk do ta dini psenë. Më mirë ta mbani dekorimin e brendshëm me tone të lehta. Me mirësinë tipike të Peshores, ai mund të mos ankohet, por sekretarja e tij dhe shija e saj e hollë mund të duken më tërheqëse për të çdo ditë e më shumë.

Mashkulli i Peshores e urren konfuzionin dhe ai me të vërtetë ka nevojë për harmoni që të jetë i  qëndrueshëm. Shtëpia e tij duhet të jetë një oaz i bukur, i qetë nga zhurnat e botës së jashtme, ose këto Peshore mund të mbeten përgjithmonë jashtë balancës. Duke qenë se ai rrallë analizon motivet, ju do të duhet të jeni mjaft e zgjuar për të kuptuar se pse ai nuk është në shtëpi apo pse ai fle gjatë gjithë kohës kur është. Mos harroni se ai është i dobët në analizën e vetes, kështu që ju duhet të jeni analistja e tij. Ai kurrë nuk do të dyshojë se hidhërimi i tij buron nga fakti qe flokët e tuaj janë lyer me krem embëlsire dhe fëmijët e vegjël janë mbuluar kokë e këmbë me muhalebi. Ai nuk mund ta kuptojë se ai e urren perden e dushit ngjyrë portokalli ose pikturën me ngjyra të ndezura që mamaja jote jua ka bërë dhuratë për dasëm, e cila bie ndesh me shijen e tij artistike.

Ai nuk do të arrijë të kuptojë pse ai harron vazhdimisht tju puthë në mengjes apo para se të flini, por logjika e mendjes së tij po i thotë se diçka është jashtë balancës dhe ai vuan nga kjo më shumë sesa po e shfaq. Mblidhini letrat dhe lodrat përtokë, rregulloni shtëpinë, hidhni parfumin tuaj më të mirë, jepini formë flokëve tuaj, uleni zërin teleizorit, bleni perde dushi ngjyrë blu si qielli dhe hiqeni pikturën e mamasë suaj dhe zëvendësojeni me një pikturë të natyrës së qetë. Ju do të zgjoheni një mëngjes dhe do të zbuloni se jeni martuar me një njeri komplet të ri me një qëndrim krejtësisht të ndryshuar.

Fëmijët e këtyre baballarëve gjithmonë do të përfitojnë nga ndjenja e tij e drejtësisë. Ai do të sigurohet që fëmijët më të rritur nuk duhet të përfitojnë nga më të vegjlit, ose që më të vegjlit nuk duhet të prishin lodrat e më të mëdhenjve.Baballarët e shenjës së Peshores, do të ushtrojë disiplinë me autoritet të qetë dhe ata do të përpiqen që të japin një arsye logjike për çdo dënim, i cili rrallë do të merret në zemërim e sipër. Ashtu si ju, fëmijët do të shkrihen nga sharmi i tij; dhe si ju, ata do të të acarohen nga diskutimet e tij të vazhdueshme dhe sfiduese. Çuditërisht, një mashkull i Peshores zakonisht nuk e pret me entuziazëm lindjen e fëmijëve të tij. Por kur ata mbërrijnë, ai peshon avantazhin e dashurisë së tyre kundër vetmisë dhe zhytet në detin e atësisë me një dëshirë të sinqertë për ta shijuar atë; zakonisht ai përfundon si një prind i marrosur pas fëmijëve të tij.

Megjithatë, ai kurrë nuk do të lejojë që dashuria prindërore të zëvendësojë ndjenjat e tij romantike ndaj jush. Për Peshoren tipike të të dy gjinive, partneri vjen i pari, pasardhësi i dyti. Ju nuk duhet të frikësoheni se dashuria e tij për ju do të ulet ndërsa familja rritet- sigurisht,nëse supozojmë se i keni hequr qafe ato perdet që nuk shkojne me qylimin e dhomës, apo enet e palara nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në lavamanin tuaj.

Një këshillë e fundit astrologjike për ju, e dashur. Nëse jeni e dashuruar me një mashkull të shenjës së Peshores dhe jeni e sigurt se është është e shkruar të jetë kështu, merrni guximin dhe propozojini çdo gjë që keni në mend, përfshirë këtu edhe martesën. Ai do të ndihet i çliruar që ju morët iniciativën. Por, kini parasysh se pas dëshirës së tij për tju lënë ju të vendosni, qëndron gëzimi i fshehur që ai tju thotë- kur gjërat nuk do të shkojnë mirë një ditë-  fjalinë: “Ti e more këtë vendim, jo unë!” Prandaj sigurohuni që ju e dini mire se çfarë jeni duke bërë, ose nuk do të arrini të dëgjoni fundin e historisë. Ka vetëm një mënyrë për tu barazuar me të. Thuaj: "Po, unë e vendosa. Nëse do të ta kisha lënë ty në dorë, do të ishim akoma nën këtë shtyllë korrenti, duke u lagur në shi dhe duke i thënë njëri tjetrit “Të dua- jemi me bronko pneumoni”. Ai do të diskutojë më ju, natyrisht, por vetëm para ose pasi ju ti hidhni në fytyrë gotën me ujë, ai do të buzëqesh spontanisht dhe ja ku do jesh- serish nën shtyllën me drita, nën shi, duke i thënë edhe njëherë më tepër “ Unë të dua”. Unë besoj se ky është fati i shkruar!

Gruaja e shenjës së Peshores

Njëherë një fëmijë më bëri një pyetje që nuk ishte e lehtë për t'iu përgjigjur. Ai donte të dinte "Pse ndodh që zonjat veshin pantallona dhe meshkujt përdorin parfume me aromë të mirë?” Si një Dash tipik që jam, i ktheva një përgjigje impulsive. "E pra," i thashë shpejt, para se ai të mund të mendonte ndonjë pyetje më të sikletshme, "kjo ndodh sepse ka elemente femëror brenda çdo burri dhe pak elemente mashkullorë tek çdo grua. Tani hajde të luajmë me letra."

Tani që më kujtohet kjo, ndihem mjaft krenare për mençurinë time të çastit të Marsit. Kjo deklaratë është e vërtetë në një farë mase për të gjitha shenjat e Diellit, por për shenjën e Peshores është super e vërtetë. Ju mund të gjeni një gjurmë të gjinisë së kundërt në mashkullin me burrëror dhe më mashkullor, gjithashtu Afërdita bën të njëjtën rreng edhe me femrëm.

Ajo mund të jetë si një lepurushe e bardhë me gëzof të butë dhe ajo mund të pëshpërisë me butësi të kadiftë. Ajo mund të vishet me mëndafshe apo najlon dhe flokët e saj mund të kenë aromë të lehtë lulesh. Madje ajo mund të duket edhe si një kukull, të cilen mund ta mbash në një dorë. Por me gjithë feminitetin e saj, menyrat e ëmbla të sjelljes dhe hijeshinë, kjo vajzë mund të vesh një palë pantallona me lehtësi të habitshme dhe ato do ti qëndrojnë në trup në mënyrë të përkryer. Proceset e saj mendore do të veprojnë si të jenë me logjik&eu

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Everything you need to know about the Libra sign!

Gjithçka duhet të dini për shenjën e Peshores!