Në mos motra, Kejvina Kthella dhe ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, ishin shoqe të ngushta pak kohë më parë,
derisa një ditë hoqën fotot dhe njëra-tjetrën nga Instagrami. E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Kejvina u përpoq të theksonte se “nuk janë zënë”, ndonëse përgjigjja nuk i rezultoi fort bindëse.
“Ty s’të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh një shoqe dhe më pas të vendosësh që të mos bëhesh më?” pyet ajo në program duke marrë si përgjigje një “jo”.
Sipas Kejvinës, ajo dhe Françeska “kanë dy drejtime të ndryshme”. “Nuk jemi zënë, thjesht vendosëm të ndërpresim marrëdhënien.”