E gjithë bota tani i ka sytë nga Jennifer Lopez! Ylli i Hollywood-it mbylli shfaqjen e Versace-s në Javën e Modës në Milano dhe njerëzit s’po marrin dot veten.
Këngëtarja u shfaq e veshur me fustanin ikonik Versace që 20-vite më parë, veshi në ndarjen e çmimeve Grammy.
Kur të gjithë modelet mbaruan sfilatën e tyre, në ekranin e madh u shfaqën fillimisht fotot e Jennifer me fustanin e famshëm jeshil. Pas disa sekondash, u shfaq vetë Lopez për të bërë sfilatën që rrembeu vëmendjen e të gjithëve.
View this post on Instagram
Ndonëse kanë kaluar dy dekada që kur e veshi për herë të parë, Jennifer dukej e njëjta me atë të vitit 2000. Fustani Versace me printe tropikale është quajtur nga Lopez si “momenti i saj më i madh në fushën e modës”. Kohë më parë, Jennifer tregoi historinë që fshihej pas fustanit që i derdhet në trup ashtu si askujt tjetër s’mundet!
“Ky fustan është zgjedhur në minutë të fundit. Unë kam qenë duke u marrë me xhirimet e filmit “The Wedding Planner” dhe stilisti im i asaj kohe kishte vetëm 2 opsione për mua. Ishte dita e Grammy-it, dhe duhet të zgjidhja një prej tyre. Ishte ky dhe një fustan i bardhë. Kur vesha jeshilin, të gjithë më thanë të ndaloja. Ai ishte. Ky ishte fustani!”- tregon Jennifer, e cila shtoi se frika e vetme e saj ishte se mos hapej papritur dhe gjoksi dilte zbuluar në mes të skenës.
Sapo 50-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me të, kamerat dhe sytë e të gjithëve u kthyen tek ajo! Të njëjtin efekt dha dhe sot, 20 vite më vonë!