Kur vjen puna për temë të tilla si seksi, prindërit stepen për t’i biseduar me fëmijët. Në rastin më të keq, i shmangen pyetjeve të tyre dhe presin që fëmija të arrijë të paktën periudhën e adoleshencës për të folur me to.
Gjithsesi, jemi këtu për ta ndryshuar këtë! Ekspertët e prindërimit bëjnë me dije se fëmijët duhet të edukohen me informacione rreth seksit duke filluar që nga mosha 2-vjeçare.
Shumica e prindërve presin sa fëmijët të bëhen 8, 9, 13 apo 16 vjeç dhe pastaj t’i përgjigjen pyetjeve për të cilat ata janë kureshtarë. Në fakt, kjo bisedë duhet bërë që në kur fëmija është 2-vjeç. Biseda nuk nënkupton leksione të gjata, por të paktën ata duhet të njihen me termat elementarë.
Ekspertët thonë se fëmijët ndihen më rehat të flasin rreth seksit kur rriten, nëse këto biseda janë bërë krejt natyrshëm që herët.
Në bisedat e fillimit mund t’i mësoni fëmijëve të flasin me terma korrekte për pjesët e tyre të trupit dhe jo duke përdorur epitete që dëgjojmë rëndom.
Të përdorësh një term si vagina apo penisi që kur fëmija është i vogël, është shumë herë më mirë për marrëdhënien prind –fëmijë në vazhdim. Kjo sepse fëmija juaj nesër, do të mund të diskutojë çdo gjë me ju!
Përpos kësaj, kini parasysh:Sa herë që fëmijët bëjnë një pyetje, prindërit duhet t’ja kthejnë me pyetjen: “Më thuaj çfarë di ti rreth kësaj.”
Kjo, për të mësuar idenë e tij/saj rreth çështjes në fjalë. Kështu prindërit i lejojnë të shprehen dhe të flasin për çdo paqartësi që kanë në kokë.
Burimi: The Independent