Barbie, kukulla e mirënjohur e standardeve të paarritshme të bukurisë, ka tashmë fytyrë tjetër. Nëse shihni me kujdes, do të vini re se fytyra e kukullës ka disa përmirësime si të ishin ndërhyrje kozmetike.
Koleksioni është një bashkëpunim me markën e veshjeve Kith, në nder të 60-vjetorit të Barbie-t. Dhe teksa qajmë vdekjen e pamjes tipike të kukullës, vlen të përmendim se Barbie ka shërbyer gjithmonë si pasqyrë e asaj që shoqëria konsideronte të bukur në një periudhë të caktuar kohore. Në vitet ’60, Barbie ishte një bionde e hareshme pa brinjë; në vitet ’90, ishte një Miss me sy blu dhe këmbë të gjata. Në vitin 2016, prodhuesi i Barbie-t, Mattel filloi të nxirrte në treg kukulla me forma të ndryshme trupore (imcake, të gjata, të kolme).
View this post on Instagram
Këto Barbie-t e fundit kanë fytyrë Instagrami – buzë të plota, hundë të vogla dhe mollëza të kërcyera – dhe është në të njëjtën linjë me çfarë thamë më sipër. Klinikat estetike kanë normalizuar me kohë trajtimet dhe ndërhyrjet kozmetike si Botox, fillerat dhe trajtimet me laser për gratë nën 30 vjeçe.