Ashtu si ne sot, edhe Hailey Baldwin duket se është konfuze rreth zgjedhjes së veshjes. Vera e nxehtë ka ikur, por jo përfundimisht. Orët e ditës janë të ngrohta, pasdite mund të na surprizojë ndonjë shi i papritur, kurse në mbrëmje bëhet ftohtë.
Si vishemi në të tilla raste?
I përshtetemi 3 stinëve njëkohësisht dhe na lejoni t'ju frymëzojmë pak...Praktikisht, Hailey ka veshur një xhaketë lëkurë me një T-shirt të bardhë të thjeshtë...pa pantallona poshtë. Si për ta bërë edhe më konfuzë gjithë look-un, i kombinoi me një palë çizme të gjata lëkurë ngjyrë të bardhë.
S'ka asnjë dyshim që gjithë sytë e kalimtarëve do të jenë mbi modelen, por pse kjo zgjedhje?!
Ndoshta i është përshtatur kapriçove të motit, ndoshta xhaketa është hequr më pas, ose ose, thjesht sepse bota e modës, kështu e ka!
Pak ditë më parë, edhe Bella u shfaq pothuajse e veshur në të njëjtën formë, gjatë Javës së Modës në Londër.