Flokët

Pa u lodhur fare, kjo furçë ju shpëton nga rënia e flokëve!

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2019

Pa u lodhur fare, kjo furçë ju shpëton nga rënia e

Rënia e flokëve është pjesë e pandashme e rutinës sonë, por për disa nga ne, një fenomen i tillë është kthyer në makth! Mesatarisht ne humbasin 80 fije floku në ditë, por më i dhimbshëm se ky fakt është të dimë që s’do të na kthehen kurrë mbrapsht. Ose, po!

Kjo furçë flokësh, duket  është e krijuar posaçerisht për të parandaluar rënien e flokëve. Ku qëndron sekreti i saj? Furça e quajtur Hydrobrush, është ndërtuar në mënyrë të tillë që mbushet me një serum flokësh apo një medikament tjetër si Minoxidil, që shërben kundër rënies së flokëve.

Pa u lodhur fare, kjo furçë ju shpëton nga rënia e

Pasi vendoset lëngu brenda krëhërit, ju mund të vazhdoni procesin e krehjes normalisht dhe kështu jo vetëm po kriheni, por po trajtoni dhe kuroni flokët tuaj që nga rrënja. Modeli i flokëve mbetet ai që ishte dhe nuk ka nevojë t'i dedikoni kohë tepër, siç do të bënit për një tjetër lloj trajtimi. Duke e krehur, produkti i futur në furçë shkon drejt e në skalpin tuaj. 

Nëse e përdorni dy herë në ditë, shpejt do të shihni rezultatet e para. Para se ta përdorni sigurohuni që flokët të jenë të thatë dhe niseni krehjen që nga qendra.

Ku mund ta gjeni?!

Mund ta gjeni në eBay ose Amazon dhe çmimi i saj varion nga 20-25 $. Në videon më poshtë, do të shihni hap pas hapi si përdoret kjo furçë flokësh.