Gjatë intervistës së saj për Ellen, Kylie tregoi shumë gjëra, mes tyre dhe frikën e saj më të madhe. Ndalojmë pak këtu.
“Gjëja më e çuditshme nga e cila kam frikë është pluhuri në filxhanë. S’e di pse më shkatërrohet sistemi nervor kur e shoh aty.”- u shpreh ajo.
Tani, pyetja e parë që na vjen ndërmend është: Pse fixhanët e Kylie-it duhet të jenë me pluhur? A nuk lahen? Kaq shumë filxhanë të pluhurosur sheh ajo gjatë ditës që i është kthyer në makth? Dikush të na shpjegojë ndërkohë që ju të tjerët përgjigjeni.
Gjithsesi, Kylie u pyet gjithashtu se çfarë arome mban Travis Scott dhe morëm një tjetër përgjigje ikonike.
Jo në nivelin e “pluhurit në filxhan”, por sidoqoftë.
“Travis Scott bie erë...ai zakonisht bën dush në mëngjes prandaj mban erë të freskët dhe akoma më të mirë pasi hedh parfumin.”- tregoi 22-vjeçarja dhe pa kaluar tek pyetja tjetër shtoi: “Prit prit, ai bie gjithashtu shumë erë hashashi.”
Përfundimisht , Kylie duhet të japë intervista shumë më shpesh nga ç'bën zakonisht!