KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Çifti tregon hap pas hapi si puthet & videoja po çmend Instagram-in!

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2019

Që Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë zyrtarisht çift e dinim, por kurrsesi s’e kishim menduar se ende pa e konfirmuar lidhjen do të gjendeshim para kësaj videoje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shawn Mendes (@shawnmendes) on

Po, siç e shihni janë ata duke u puthur, në mënyrën e tyre.

Para se të fillojë procesi i puthjes, Shawn dëgjohet të thotë: “Kemi parë në Twitter dhe vende të tjera që ju komentoni shumë mënyrën se si ne puthemi. Se ju duket e çuditshme dhe se puthemi si peshq...Prandaj donim t’ju tregonim se si puthemi ne vërtet!”

Siç e patë, momenti ishte goxha i sikletshëm, por jo për dyshen, që e shijoi puthjen prej “peshku” deri në fund!

Që mes tyre ka kimi, kjo duket qartë në video dhe jo vetëm! Këngëtarët e “Senorita”  nuk ndalojnë së shprehuri ndjenjat e tyre në çdo vend ku ndodhen.

“Të them të drejtën, kam 1 vit e gjysmë që për herë të parë ndjej se kam rënë në dashuri. Kjo më emocionon shumë!”- u shpreh Camilla, por pas kësaj që pamë, s’ka nevojë për fjalë. Fare!

MOS I HUMBISNI