KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Genta Ismajli shtatzënë? Përgjigjet këngëtarja

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2019

Për tre arsye, njerëzit (lexo: disa portale) ishin të mendimit se Genta Ismajli është shtatzënë: a) sepse nuk është shumë aktive në rrjete sociale b) sepse në një foto të publikuar nga Ledri në gusht, Genta shfaqej me një fustan të gjerë kinse për të mbuluar barkun

c) sepse deklaroi në “Ftesë në Pesë” në prill se ndoshta vitin tjetër do të bëhet nënë.

Ndonëse kanë kaluar vetëm pesë muaj që nga deklarata, nisën zërat se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por të kuptueshme gjithsesi, Ismajli u përgjigj me një video boomerang.

#para

#profil

Përfundimi: aspak shtatzënë.

MOS I HUMBISNI