KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Tuna kritikohet për qëndrimin sipër një breshke

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Edhe pse prag vjeshte, Tuna po shijon pushimet në ishullin Mauritiues në Oqeanin Indian, rreth një mijë milje larg brigjeve juglindore të Afrikës. Gjatë një turneu në Casela World of Adventures – një park i madh argëtues me ture safari, zip line, restorante dhe dyqane të ndryshme – Tuna pozoi kështu pranë një breshke. Sipas karakteristikave fizike, breshka i përket llojit Giant (gjigante) të familjes së zvarranikëve.

Qëndrimi i Tunës sipër zhguallit të breshkës u kritikua nga jo pak ndjekës. “Çfarë dreqin është kjo?,” shkruan dikush. “Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër? Pak më respekt për të tilla qenie,” lexohet në një tjetër koment. Një tjetër ndjekës thekson se do të raportojë foton për animal cruelty (mizori ndaj kafshëve).






Pra, a munden breshkat të mbajnë pesha? Siç saktësohet edhe në tortoiseowner.com, ndryshe nga kafshë si kuajt apo gomerët, breshkat nuk janë të predispozuara për të mbajtur pesha të rënda mbi zhguall, pavarësisht se kohëve të fundit nuk mungojnë rastet kur njerëzit argëtohen duke i përdorur “si mjet transporti” thjesht për argëtim.

Një grua rastësore në Google Images që ulet sipër një breshke.

Sigurisht që dyshojmë se ulja 20 sekondëshe e Tunës do t’i ketë shkaktuar dëmtime zvarranikut, megjithatë mund të ishte shmangur. Edhe pse breshkat gjigante ose ato të llojit Galapagos peshojnë nga 113 në 220 kilogramë, janë në gjendje të përballojnë vetëm peshën e tyre a diçka më shumë.

Vihet re se kohëve të fundit njerëzit po reagojnë ndaj veprimeve që rrezikojnë ose vështirësojnë jetën dhe mirëqenien e kafshëve. Së fundmi, Jennifer Lopez u akuzua se urren kafshët për shkak se vesh gëzofe.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI