Celebrity

Kim Kardashian zbulon se vuan nga sëmundja e rrallë

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2019

Kim Kardashian zbulon se vuan nga sëmundja e rrallë

Në fillim të episodit të parë të sezonit të ri të “Keeping Up With The Kardashians,” Kim shfaqet e shqetësuar për shëndetin e saj, si pasojë e disa simptomave të pazakonta që përjetonte prej pak kohësh.

“Ndihem e lodhur, më përzihet, më janë enjtur duart,” shpjegon ajo. “Më duket sikur po rrënohem. Duart i kam shumë të mpira.”

Pas një testi shtatzënie që rezultoi negativ, ajo vendosi të konsultohej me një mjek.

“Më dhembin kyçet, por jo si më dhembin zakonisht,” tha Kim. “E ndjej në kocka. Po shqetësohem shumë. Duhet të interesohem patjetër.”

“Në bazë të simptomave, kam artrit reumatoid,” spekulon ajo. “Është e frikshme. Duhet të shkoj të vizitohem, s’jetoj dot kështu.”

Mjeku i 38-vjeçares ra dakord se mund të bëhet fjalë për artrit reumatoid, por urdhëroi të bënte analizat e gjakut për të pasur më shumë informacion. Teksa priste rezultatet, Kim – e cila ishte në pritje të fëmijës së katërt përmes një nëne surrogate – u panikos.

“Jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë,” tha ajo. “Trembem kur mendoj sa shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën time. Nuk mund të jetoj dot pa e marrë vesh ç’kam. Po torturohem.”

Në fund të episodit, Kim merr një telefonatë nga mjeku specialist që i thotë se “antitrupat janë pozitivë për lupus dhe artrit reumatoid.”

Lupus është një sëmundje autoimuntare që shkakton inflamacion në inde dh organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të rëndomta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Gjithashtu, simptomat variojnë nga pacienti në pacient. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive.

Artriti reumatoid është gjithashtu një sëmundje autoimunitare që ndodh kur sistemi imunitar sulmon pa dashur indin e trupit. As për artritin reumatoid nuk ka shërim, por kurat e dala së fundi në treg ofrojnë trajtim të përmirësuar.

Meqë ekziston mundësia që rezultatet e Kim të jenë të gabuara, ajo skeduloi një takim tjetër me mjekun për të bërë grafi kyçet dhe duart e për të dalë në një përfundim të sigurt.