Vite më parë, një vajzë me fytyrë të pazakontë apo jo perfekte s’mund të merrej në konsideratë për t’u bërë modele, e aq më pak modele e mirë. Sot, bukuria vjen në forma të ndryshme dhe diversiteti kremtohet.
Daphne Groeneveld
Daphne është fytyra e parfumit Dior Addict. Ajo punon edhe me Calvin Klein, Dior, Miu Miu, Gucci dhe Prada.
Julia Zimmer
Modelja gjermane ka tipare të ashpra dhe tipare të ëmbla në të njëjtën kohë. Ajo punon me Vivienne Westood dhe Prada.
Liza Ostanina
Kur i ofruan të bëhej modele, Liza u habit sepse s’e kishte konsideruar ndonjëherë veten të bukur. Kur ishte vetëm 15 vjeçe filloi të merrej ekskluzivisht me modeling në Japoni.
Issa Lish
Issa është gjysmë meksikanë dhe gjysmë japoneze. Ka studiuar për arte dhe donte të bëhej skulptore, por jeta i mori tjetër rrjedhë.
Laura O’Grady
Kur ishte e vogël, Laura tallej nga fëmijët e tjerë për formën e veshëve. Sot, paguhet që të duket kështu.
Cierra Skye
Njerëzit e krahasojnë Cierra me një pikturë të Rilindjes falë flokëve me onde, fytyrës ovale, vetullave të zbehta dhe buzëve sensuale.
Magdalena Frackowiak
Magdalena është një prej modeleve më të famshme polake. Njihet kryesisht për formën e pazakontë të fytyrës dhe mollëzat e kërcyera. Ajo ka punuar me Karl Lagerfeld dhe French Vogue.
Lindsey Wixson
Lindsey pati një karrierë jetëshkurtër dhe shumë të suksesshme, që nisi kur ajo ishte vetëm 15 vjeç. Njihet për buzët e fryra dhe hapësirën mes dhëmbëve.
Kelly Mittendorf
Kelly ka një paraqitje ekstravagante dhe nuk shqetësohet nëse s’duket tërheqëse. I pëlqejnë imazhet guximtare dhe prandaj e pëlqejnë fotografët.
Iekeliene Stange
Iekeliene u paraqit në audicionin e saj të parë shumë në siklet, me pulovër, geta jeshile, syze dhe dreadlocks. Sidoqoftë, agjentët e kthyen në një figurë aristokrate me hundë të gdhendur, mollëza të mprehta dhe sy me kënd.
Esmerald Seay-Reynolds
Kur kjo sirenë ishte ende në shkollë, të gjithë e pyesnin pse s’ishte modele, ngaqë është shume e gjatë. Një ditë, ndoqi këshillën e tyre. Ajo punon me Vogue, Dolce & Gabbana dhe Yves Saint Laurent.
Molly Bair
Molly s’e merrte me mend që një ditë do të bëhej e famshme thjesht prej pamjes. Mollëzat, veshët, dhe sytë e mëdhenj e të futur e bënë të preferuarën e Prada, Dior dhe Chanel.
Lily McMenamy
Të shumtë janë ata që mendojnë se Lily s’ka tiparet e duhura për të qenë modele, por fakti që punon për Chanel e Louis Vuitton vërteton të kundërtën.