
Mirë se erdhët në plazhin e Vilë Bashtovës. Në të majtë, mund të shihni dy turistë që lahen nudo. Në të djathtë, rulotat ku po qëndrojnë ata dhe shumë të tjerë dhe nëse merrni frymë thellë, do të ndjeni aromën therëse të hashashit.
Gazetarët e ABC News vizituan plazhin e Vilë Bashtovës për të raportuar situatën aty dhe gjetën me dhjetëra rulo, parkuar pranë plazhit prej dy javësh dhe turistë që në pamje të parë, të japin idenë se s’i shqetëson asgjë, asnjëherë. Në kronikë thuhet se aty bëhet seks në grup dhe se konsumohen drogëra të tjera, me përjashtim të hashashit.
Kur panë kamerat, një grua hodhi një shishe uji pesë litroshe bosh drejt tyre, ndërsa një trim tjetër i kërcënoi.
Nuk e dimë si, por shumë shpejt situata përshkallëzoi dhe këta turistë kokëkrisur... filluan të kërcejnë!
Plazhi i Vilë Bashtovës është braktisur nga vendasit, edhe pse ndodhet vetëm 10 km nga autostrada Durrës-Rrogozhinë. Sipas një kronike nga Top Channel, zona vizitohet vetëm nga të huajt, edhe pse rruga drejt plazhit apo kalasë është sfilitëse.
Plazhet nudo nuk janë ende të lejuara në Shqipëri, por siç tha dhe ky komentues: